LAJMI I FUNDIT:

Probleme të ashensorit, një i vdekur dhe 12 njerëz të bllokuar në një minierë të arit në Kolorado

Probleme të ashensorit, një i vdekur dhe 12 njerëz të bllokuar në një minierë të arit në Kolorado

Një person ka vdekur dhe 12 të tjerë mbeten të bllokuar në rreth 300 metra thellësi brenda një miniere ari në Kolorado pas një mosfunksionimi të pajisjeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi brenda minierës së arit Mollie Kathleen pranë Cripple Creek të enjten pasdite.

Në një konferencë për shtyp, Sherifi Jason Mikesell me Zyrën e Sherifit të Qarkut Teller konfirmoi vdekjen e një personi brenda minierës.


Sipas Sherifit, një mosfunksionim me sistemin e ashensorit krijoi një ‘rrezik të madh’ për ata që ndodheshin në të ndërsa ishin rreth 150 metra në minierë.

Ai tha se ekipet e shpëtimit arritën të “tërhiqnin” njëmbëdhjetë njerëz, të cilët ishin ngecur në gjysmë të rrugës në bosht, me dymbëdhjetë të tjerë të bllokuar.

Autoritetet kanë thënë se të ngecurit në fund të minierës kanë batanije, karrige dhe ujë, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po komunikojnë me ekipet e shpëtimit.

Ndërkohë zyrtarët kanë bërë të ditur se janë të paktën katër persona që kanë pësuar lëndime të lehta, duke përfshirë dhimbje në shpinë dhe qafë, janë trajtuar në vendngjarje.

Dy fëmijë ishin gjithashtu mes atyre që tashmë janë nxjerrë nga miniera nga ekipet e shpëtimit. Mbetet e paqartë se si dështoi ashensori brenda boshtit.

Sherifi tregoi se një nga 12 të bllokuarit është një punonjës me përvojë sigurie në minierë dhe 11 të tjerët janë turistë.

Miniera, e cila është një atraksion turistik, u mbyll zyrtarisht në vitet 1960, por ka vazhduar të ofrojë turne që i çojnë njerëzit thellë në tokë.

Sipas faqes së internetit të kompanisë, turneu përfshin një udhëtim dy minutash poshtë në minierë, ku turistët mund të ecin rreth 400 metra terreni nëntokësor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori