Probleme shëndetësore dhe me lëndime, Shani Tarashaj konfirmon pensionimin në moshën 27-vjeçare
Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Shani Tarashaj e ka mbyllur karrierën si futbollist me vetëm 27 vjet mbi supe, shkaku i problemeve të vazhdueshme me lëndimet dhe shëndetin.
Ish-sulmuesi i Evertonit, Eintracht Frankufrtit, por edhe klubeve zvicerane si Grasshopper e Zurich ka konfirmuar sot pensionimin si futbollist aktiv.
Tarashaj e ka bërë këtë me anë të profilit të tij zyrtar në Instagram, ku përmes një postimi ka treguar se shkak i këtij vendimi janë bërë dëmtimet e shumta dhe problemet shëndetësore.
Djaloshi nga Kosova, i cili ishte edhe reprezentues i Zvicrës ka shkruar një letër të gjatë ku tregon arsyet e pensionimit si dhe falënderon të gjithë për kohën e kaluar.
Probleme shëndetësore dhe me lëndime, Shani Tarashaj konfirmon pensionimin në moshën 27-vjeçare
































