LAJMI I FUNDIT:

Probleme me kurrizin

Probleme me kurrizin

Vërtetë pak kush mund të besoi se astma dhe problemet paramenstruale mund të janë për shkak të qëndrimit, (shtrembërimit) të trupit. Në rast se kur kurrizi "çmontohet", është tejet e mirëseardhur ndihma e kiropraktikut, i cili i kthen unazat dhe nyjet, lidhëset e kurrizit në vendin e vet.

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375;  044 180 052

Kiropraktika është e bazuar në mënyrë shkencore se sistemi nervorë udhëheq dhe koordinon të gjitha funksionet në trupin tonë. Qëndrimi i gabueshëm, muskujt e dobëta për shkak të mungesës së ushtrimeve, ushqimi jo i duhur, lëndimet fizike, shtrati tepër i butë apo stresi, madje edhe njëra prej këmbëve më të shkurta që mund ta kemi, mund të jenë ndonjëra nga arsyet e qëndrimit të keq apo të gabuar.

Kiropraktika nuk fokusohet vetëm në pjesën e trupit i cili na dhemb për momentin, por shqyrton tërë organizmin se në çfarë gjendje gjendet. Të themi më thjesht, të paramendojmë se si nga kurrizi degëzohen nervat të cilat shkojnë nga çdo organ vital në trup në dy drejtime. Dhe nëse një nerv i tillë thjesht “zihet pick” do të vjen gjer te përflakja në atë vend, do të lajmërohen dhimbjet dhe do të durojë organi nga i cili shkon ai nerv, sepse thjesht nuk ka mjaft furnizim.


Kokëdhembja, probleme me sinus, pagjumësia, lodhja kronike, dhimbjet në vesh, neuralgjia, aknet, ethet virusiale, angina e fytit, aritmia e zemrës, bronkitisi, vështirësitë me lukthin, tensioni i ulët, anemia, të thatët në vende të ndryshëm, reumatizmi, ishijasi, problemet me qesen e urinës, qarkullimi i dobët në këmbë, hemorroidet, kruarja, dhimbjet në “bishin” e kurrizit në rast të uljes në karrige… të gjitha këto sëmundje mund të bëhen për shkak të problemeve me kurriz.

“Hekurosja e kurrizit”

Kiropraktiku bënë palosjen, vendosjen në vend të nyjeve të cilët janë “çmontuar” kanë lëviz apo lëvizja iu ka bërë e kufizuar. Lëndimet e qelizave mund të bëhet për shkak të ndonjë fatkeqësie, ngritjes jo të rregullt të ndonjë mjeti të rëndë, stresit, qëndrimit jo të drejtë, dhe uljes së gjatë në karrige.

Kjo qelizë e dëmtuar është e nënshkruar ndryshimeve fizike dhe kimike të cilat do të shkaktojnë përflakjen, dhimbjen si dhe lëvizjen e kufizuar të personit.

Çlirimi i “zënë pick” i nervit, kthimi i kurrizit në pozitë të duhur do të mundësoi që të shëroheni. Pas intervenimit të kiropraktikut, pacienti nganjëherë mund të një ndryshim të konsiderueshëm që mund të zgjasë 1–2 orë.

Si ndihmon kiropraktika?

Kiropraktika më së shpeshti përdoret që të mënjanohen dhimbjet në:

* qafë dhe krahë
* tendosja dhe dhimbjet në muskuj
* lëvizja e zvogluar
* kokëdhimbjet për shkak të pjesës qafore të kurrizit
* dhimbjet neurologjike në duar dhe këmbë
* diskopatia
* ishijasi dhe lumbago
* kokëdhimbja e përcjellur me marramendje dhe turbullime
* skolioza dhe kifoza (zakonisht ndodh për shkak këmbës më të shkurtë, e cila edhe nuk vërehet në shumicën e rasteve)
* dhimbjet kur jemi në pozitë të ulur
* dhimbjet në pjesën e poshtme të kurrizit

Vizita e parë te kiropraktiku

Pacienti i cili për të parën herë shkon tek kiropraktiku, është e dëshirueshme që me vete të merr incizimet e rëntgenit të kurrizit. Mjeku në bazë të gjendjes së pacientit dhe kontrollit të nënshtruar do përcaktojë terapinë e mëtutjeshme.

Kiropraktiku do të mund të shëron të gjithë personat që kanë probleme me kurrizin – duke filluar nga fëmijët, gratë shtatzëne dhe gjer tek më të moshuarit.

Mënyra e shërimit

Në fazën e parë të deformimit, boshti kurrizor ndryshon pozitën e vet edhe pse ndryshimi në mes të disqeve mund të jetë normal. Në fazën fillestare të ndryshimit degjenenerativ, ndryshimi i nervave të qelizave do të bëhet i ndjeshëm andaj qëllimi i kiropraktikut do të jetë që me kthimin e kurrizit në pozitë normale ta çliroj shtypjen në nerv, e cila ka ardhur për shkak të pozitës keqe të disqeve. Varësisht nga gjendja në të cilën gjendet pacienti terapia mund të zgjasë 3–4 javë.

Në fazën e dytë, vazhdon deformimi i kurrizit me lëvizjen e disqeve. Me përparimin e ndryshimeve degjeneruese vjen deri tek atrofia e nervave. Tek këta pacientë kiropraktiku duhet që boshtin kurriz ta kthej në pozitën normale, nervat e tendosur t’i qetëson, të kthejë qarkullimin e gjakut, kurse muskujve, tetivave dhe ligamenteve tua kthejë fuqinë dhe simetrinë. Gjithashtu, terapia mund të zgjasë 3 – 4 javë, varësisht nga gjendja e pacientit.

Në fazën e tretë degjenerative të kurrizit, paraqitet lëvizja e disqeve. Përparon ngjitja e disqeve dhe vjen gjer tek atrofia e qelizës së nervit. Kur fillon fazë e sëmundjes, caku i kiropraktikut është që të rimëkëmbë shëndetin e boshtit kurrizor, që të ndalon problemet e tjera shëndetësore dhe në mënyrë maksimale që të përmirëson gjendjen e pacientit. Terapia zgjatë aq sa pacienti është i gatshëm t’i kushtohet shëndetit të tij. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori