“Prizren Rock and Blues Music Festival”, Menan Kiseri paralajmëron program dyfish më të mirë
Pak ditë para nisjes së edicionit të dytë të “Prizren Rock and Blues Music Festival”, drejtori artistik Menan Kiseri ka folur për Telegrafin lidhur me angazhimet për përgatitjen e programit të sivjetmë.
Sipas tij ky program është jashtëzakonisht cilësor, meqë në Prizren më 4, 5 e 6 korrik në ITP vijnë emra të njohur të muzikës nga skena ndërkombëtare.
Gjatë intervistës ai ka treguar se si është punuar në 10 muajt e fundit për të bindur bende të ndryshme për të ardhur në Kosovë, ndërkohë që pret përkrahje më të madhe nga publiku, meqë shpreson se “sivjet festivali do të jetë dyfish më i mirë se në edicionin e parë”.
Në programin e këtij edicioni do të paraqiten: Frank Gambale, Dirty Loops, Metal de Facto, Vlatko Stefanovski, Maya Band, Prizren Int Band, Bon Jovi Experience, Benoit Martiny, 403, Bojken Lako, Henry Ojutkangas dhe Sokol Keci.
Telegrafi: Keni punuar një kohë të gjatë për programin e sivjetmë të festivalit. A keni pasur vështirësi për ti bindur emrat e njohur të muzikës botërore që të paraqiten në Kosovë?
Menan Kiseri: Me 3 shtator 2023 e kemi pas takimin e parë për me i nis përgatitjet për edicionin e dytë të festivalit. Duke qenë se synojmë program të cilësisë së lartë atëherë edhe puna ka qenë e vështirë, sepse kemi të bëjmë me artistë të nivelit të lartë, profesionistë. Ne megjithatë si ekip nuk kemi aq përvojë pune me ta, përpikërinë, seriozitetin. Kështu që mund të them se ka 10 muaj që tërë kohën jam në lëvizje dhe e pranoj se për ta sjellë një bend si “Dirty Loops” në Kosovë është me të vërtetë e vështirë. Kërkesat e tyre kanë qenë të hatashme, sepse sapo e kanë përfunduar turneun në Kanada dhe në Amerikë, dhe kërkesat e tyre kanë qenë të njëjta si atje. Disa prej tyre i kemi plotësuar, ndërsa për disa tjera i kemi gjetur mënyrat se si ti plotësojmë, madje duke shfrytëzuar edhe lidhjet familjare e shoqërore, kështu që më në fund kanë pranuar. Kemi pas vështirësi, por ja që ia arritëm.
Telegrafi: Çka do të ofroni për publikun në tri netët e festivalit?
Menan Kiseri: Caku kryesor është që ta edukojmë këtë publik, pra rininë. Ndoshta të synojnë një kriter pak më ndryshe, nuk po them si në Evropë, por megjithatë të njihen me vlerat. Pra ky është ndoshta një fillim i mirë, të nisin të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, të synojnë cilësinë në muzikë. Shembull besoj se ka shumë persona këtu që nuk kanë dëgjuar për “Dirty Loops” edhe pse janë top bend. Në këtë rast nuk është interesi material, sepse hyrja në koncerte është falas. Dhe këtu duhet përmendur të gjithë muzikantët pjesëmarrës në edicionin e dytë të festivalit sepse secili e ka vlerën e vet. Vetëm ta përmendi “Maya Band” ka një këngëtare që këndon njëjtë si Janis Joplin. Po ashtu është bendi që ekzekuton komplet Bon Jovin. Për Vlatko Stefanovskin nuk kam çfarë të them për të sepse karriera e tij flet. Pastaj kemi Sokol Kecin, ku qëllimi është që atë t’ia prezantojmë publikut tonë në mënyrë që muzikantët tanë të shquar të vlerësohen. Dhe i mbetet publikut që të vlerësojë dhe krahasojë sipas shijes.
Telegrafi: Këta emra të mëdhenj të muzikës si e kanë pritur ftesën për të performuar në Kosovë? Cili ka qenë reagimi i tyre?
Menan Kiseri: Normal që kanë informata bazike për Kosovën, marrë parasysh edhe zhvillimet gjatë luftës dhe pas luftës. Por nuk kanë pas shumë informata sa i përket organizimit, sepse ndër pyetjet e para natyrshëm vjen vlera monetare e biletës. Dhe kur tregonim se hyrja është falas, janë befasuar. Por ky ka qenë vendimi që është marrë dhe vazhdojmë. Pos kësaj ka pasur bend që është interesuar për sigurinë e tyre, dhe në rast të caktuar jemi detyruar që ta bëjmë një sigurim të pranueshëm për ta. Por mbi të gjitha i kemi pasur disa kontakte private se megjithatë ka bende shumë serioze si “Dirty Loops” që nuk flasin direkt por vetëm përmes menaxherëve, por jemi munduar që ta bëjmë më të mirën për t’i pasur ata këtu.
Telegrafi: A mendoni se edicioni i dytë do të ketë një nivel më të lartë sesa edicioni i parë i festivalit?
Menan Kiseri: Meqë kemi të bëjmë me festival të muzikës, çështja e audios është gjëja kryesore. Do të kemi një zërim jashtëzakonisht të mirë, edhe pse jemi bazuar në forcat tona vendore. Backline apo instrumentet vijnë nga jashtë, dhe inxhinierin e zërit e kemi nga Gjermania dhe dy të tjerë vijnë nga Finlanda. Njëri prej tyre është pjesë e “Metal de Facto”, që është një bend i muzikës metal i jashtëzakonshëm, dhe ai do të na ndihmon në këtë aspekt. Shpresoj që deri me 2 korrik do ta kemi të kompletuar skenën dhe do të fillojmë me testimin e zërimit. Shpresoj se sivjet festivali do të jetë dyfish më i mirë se në edicionin e parë.
Telegrafi: Në fund, cila është kërkesa juaj për publikun vendor?
Menan Kiseri: Pres një përkrahje edhe më të madhe nga publiku i Prizrenit, nga Prizreni në përgjithësi. Se megjithatë shpresoj se ky festival do të vazhdoj edhe pas meje, e besa edhe pas organizatorëve të tjerë. Do të doja që të jetë një trashëgimi edhe që çdo vit të jetë në garë me vetveten për ngritjen e cilësisë. Sivjet e vërej se përkrahja është më e sinqertë, njerëzit janë të informuar se çka jemi duke bërë, natyrisht edhe pritjet janë më të mëdha. Ndërkaq vlerësimi mund të jepet me 7 korrik, pasi të përfundoj i tërë edicioni i dytë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QKMF-ja në Prizren aktivizon shërbimin e informimit për qytetarët
Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare në partneritet me ITP Prizren ofron dy pako të shërbimeve për bizneset
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon përmirësim në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama