Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz dhe një karikator me katër fishekë.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz dhe një karikator me katër fishekë", thuhet në raportin e policisë.


Sipas njoftimit zyrtar, pas procedurave të para dhe inicimit të rastit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/