LAJMI I FUNDIT:

Pritjet për edicionin e ri të New York Auto Show, që fillon në fundjavë (Foto)

Pritjet për edicionin e ri të New York Auto Show, që fillon në fundjavë (Foto)

Luks i lartë dhe një dozë realiteti në Manhattan

Edicioni ri i New York Intenational Auto Show, mund të bie në hije të Geneva Motor Show, por në rast se iu ka ikur ndonjë detaj, atë mund ta gjeni në Nju Jork, transmeton Telegrafi.


Javis Center ka bërë të gjitha përgatitjet, për të pranuar kompanitë më të mëdha të automobilizmit, si dhe vizitorët e shumtë. Prej 30 marsit deri më tetë prill, entuziastët e makinave dhe njohësit e tyre, kanë mundësi të shohin modelet dhe konceptet më të reja.

Ky edicion, pritet të jetë shumë më i përmbushur se ai që u zhvillua gjatë janarit në Detroit.

Gjeneva, pjesa e dytë

Shumë vetura që i kemi parë në Gjenevë, kanë arritur edhe në Nju Jork, por me specifika të detajuara për tregun amerikan. Volvo V60 do të prezantohet, por jo edhe varianti hibrid me mundësi që të kyçet në rrymë, sikurse është lansuar në Evropë. Mercedes-Benz ka bërë të ditura risitë e C-Class në Gjenevë, por versioni më i ri nga AMG do të shpaloset pikërisht në këtë panair. Audi prezantoi një RS5, por pritet që këtu të tregoi si duket kupeja e re A5.

Në Gjenevë u prezantua koncepti i një Rimac, por në Nju Jork mund të befasohemi duke e parë në metal.

Bashkëpunimi me Waymo

Makinat elektrike, janë e ardhmja e automobilizmit dhe një prej kompanive më të mira amerikane në këtë aspekt është Waymo. Kjo e fundit, ka bashkuar forcat me Jaguar, për një projekt të ri që do ta pasojë E-Peace. Pikërisht këtë, pritet ta shohim në ditët e vazhdimit të aktiviteteve. Si të mendohej një panair amerikan, sikur mos të jetë futur një Waymo në mes.

Pa dyshim, makinat SUV

Nuk mund të konsiderohej panair i ri, sikur në të mos të jenë të shumëkërkuarat makina SUV. Cadillac pritet ta prezantoje, një SUV me përmasa më të vogla, të ngjashëm me XT4 që lansohet gjatë vitit që vjen. Lincoln do ta lansojë në SUV më të madh, me motorin hibrid nga Aviator, që ishte shumë i kërkuar. Në anën tjetër, Volkswagen do ta prezantoj versionin më sportiv të Atlasit, që nuk ishte edhe aq i domosdoshëm. Kjo kompani është duke hulumtuar tregun, për SUV të ri që kanë edhe hapësirën për bartjen e mallrave.

Ashtu siç është parë në Detroit Auto Show, duke se amerikanët nuk dinë të ngopen me këto makina.

Bota e vërtetë

Gjatë këtij viti, New York Auto Show do të prezantojë edhe vetura popullore, të cilët njerëzit janë shumë të interesuar t’i blejnë. Do të prezantohen versionet tërësisht të reja të Nissan Altima, Subaru Forester dhe Toyota RAV4 – secila prej tyre, shiten në qindra mijëra njësi për çdo vit. Nissan e lanson modelin Altima, që ka sistem të moderuar të autopilotit, teksa do të kushtojë prej 20 mijë deri në 30 mijë euro. Subaru Forester dhe Toyota RAV4 janë dy SUV rivalë, që e kanë të integruar sistemin e asistencës së shoferit dhe motorë që nuk shpenzojnë shumë. Ky është lajm i mirë për ndjekësit e Subaru dhe Toyota, që gjithmonë janë të interesuar për to.

Mbi të gjitha, panairet e automobilave ofrojnë mundësinë, për t’i parë disa nga konceptet e mahnitshme, që ndoshta nuk prodhohen kurrë. Në New York Auto Show, ofrohet mundësia e makinave që mund të blihen, merren me qira, shiten apo rezervohen për një kohë të caktuar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori