LAJMI I FUNDIT:

Pritet oferta konkrete për emrin e Maqedonisë nga ndërmjetësi Nimetz

Pritet oferta konkrete për emrin e Maqedonisë nga ndërmjetësi Nimetz

Frika se identiteti maqedonas është kërcënuar, do të largohet me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në Alsat, ai theksoi se nuk mund të pranohet asgjë që do të ishte keq, sa për të pasur një zgjidhje. Ai pret që ndërmjetësi Matthew Nimetz të dalë me një ofertë konkrete për këtë problem, kur të vlerësojë se çfarë mund të jetë objekt i diskutimeve të hollësishme. Dimitrov para takimit me Nimicin ka pasur takim me një përfaqësues të OBRM-PDUKM-së. Ai nuk dha më shumë hollësi. E ka informuar se si do të veprojë shteti në atë takim.

“Lënda e këtij kontesti – emri jonë, kjo e implikon dhe shkakton frikë dhe pikërisht për shkak të këtyre paqartësive, pavarësisht përgjigjes së ndërmjetësuesit, ne duhet të gjejmë mënyra për ta mbuluar atë frikë, sepse nuk do të ketë zgjidhje. E dyta, ajo që është në interes të Athinës është të bëjë një dallim midis shtetit tonë, Maqedonisë, dhe provincës së saj Maqedonisë, dhe ky dallim duhet të jetë sa më i pranueshëm për ne dhe i pranueshëm edhe për ta.”, tha Nikollovski.

Por, ish-ambasadori Risto Nikovski nuk pajtohet me qëndrimin e ministrit Dimitrov. Ndryshimi i emrit kushtetues, sipas Nikovskit, do të sjellë ndryshim të identitetit maqedonas.


“Të jeni të sigurt se ndërmjetësuesi e ka propozimin në çantë dhe tani është vetëm çështje teknike dhe taktike, si t’ia komunikojë atë popullit, dhe si të imponohet në Maqedoni, por që të mos shkaktojë ndonjë shpërthim të pakënaqësisë”, deklaroi ish ambasadori Risto Nikovski.

Ndërkohë kryeparlamentari, Talat Xhaferi në një intervistë për emisionin Rruga drejt në Alsat, ditë më parë tha se deputetët kanë kapacitetin dhe legjitimitetin edhe në emër të qytetarëve të vendosin mbi ndryshimin eventual të emrit kushtetues. Sot për këtë reagoi opozita. OBRM-PDUKM e dënoi deklaratën e Xhaferit dhe paralajmëroi se shumica nuk guxon të miratojë ndryshim të emrit pa u deklaruar qytetarët në referendum mbi zgjidhjen e propozuar. Mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë propozim që do ta rrezikonte identitetin maqedonas, gjuhën dhe kulturën.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori