LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, testit PISA do t’i nënshtrohen nxënësit e 23 institucioneve arsimore publike dhe private

Prishtinë, testit PISA do t’i nënshtrohen nxënësit e 23 institucioneve arsimore publike dhe private

Më 12 prill në Komunën e Prishtinës ka filluar procesi i vlerësimit ndërkombëtar PISA-2018, proces i cili do të zhvillohet në Prishtinë edhe në datat 13, 16 dhe 17 prill.

Drejtoria e Arsimit në koordinim me drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore, koordinatorët dhe mësimdhënësit e shkollave, në funksion të një procesi të mbarë dhe të suksesshëm iu kanë qasur me shumë seriozitet dhe profesionalizëm këtij testimit, duke realizuar gjitha përgatitjet e duhura me kohë të paraparë dhe sipas kërkesave dhe standardeve të kërkuara, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Për të parë nga afër rrjedhën e procesit të testimit, drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj me bashkëpunëtorë realizuan vizita në institucionet edukativo-arsimore ku po mbahet testi.


Në Komunën e Prishtinës këtij procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen nxënësit e 23 institucioneve arsimore publike dhe private, të cilët kanë lindur gjatë vitit 2002 dhe testi do të organizohet në shkencë, lexim dhe matematikë.

“Vlerësimi i tillë do të jetë sa sfidues, edhe i dobishëm për sistemin e arsimit të Kosovës, sepse do të nxjerrë në pah gjendjen reale të arsimit dhe do të na orienton‒tregon, se ku janë përparësitë dhe dobësitë e arsimit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori