LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, Arben Vitia i LVV-së merr mbi 72% të votave të diasporës

Prishtinë, Arben Vitia i LVV-së merr mbi 72% të votave të diasporës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Në garën për Prishtinën Arben Vitia prin edhe për nga numri i votave të fituara nga diaspora.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Vitia ka marrë 231 vota nga mërgata apo 72.64%.


I dyti renditet Përparim Rama i LDK-së me 52 vota (16%). Uran Ismaili ka marrë 23 vota apo 7%.

Podujevë, votat e diasporës përmbysin rezultatin në favor të LVV-së
Lexo po ashtu Podujevë, votat e diasporës përmbysin rezultatin në favor të LVV-së

Daut Haradinaj i AAK-së ka marrë 9 vota nga diaspora, derisa Gëzim Mehmeti i AKR-së 3 vota.

Nesër pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./Telegrafi/