Prishtina që ka krijuar një bazë të fortë nga edicioni i kaluar, ku u shpall kampion, tani po punon për edicionin e ardhshëm.

Telegrafi disa ditë më parë njoftoi se Mendurim Hoti, ka nënshkruar me klubin nga kryeqyteti, por përforcimet në fazën e sulmit vetëm po shtohen.


Prishtina pritet të ofrojë në radhët e veta sulmuesin e Hajduk Splitit, Bleart Tolaj.

MIRO7365 234360028

Deçanasi luan në sulm, në të gjitha pozitat, ndërsa ka qenë i tubuar te Kosova U19 dhe U21 në të shkuarën, shkruan Telegrafi.

21 vjeçari është aktivizuar me ekipin e dytë sezonin e shkuar, ku ka zhvilluar 30 ndeshje, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar një herë.

44079444 2020513474653914 2583232119111155712 n

Bisedimet janë duke shkruar shumë mirë dhe lojtari pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohet te Prishtina.

Prishtina vitin e shkuar nga Hajduku e ofroi mbrojtësin Lumbardh Dellova, i cili doli një nga goditjet më të qëlluara në Superligë.

158653125 3943536505684925 6645715171698328032 n 1

Kampionët nuk do të ndalen me kaq, pasi që po punohet edhe për përforcime të reja. /Telegrafi/

telegrafi sport app