Komuna e Prishtinës gjatë këtij muaji do të nënshkruajë marrëveshjen për vendosjen e kamerave të sigurisë dhe të kundërvajtjes në trafik. Derisa implementimi pritet të funksionalizohet në nëntor të këtij viti.
Investimet e këtij projekti do të bëhen nga ana e operatorit ekonomik, kurse pas një viti, komuna e Prishtinës do t’i paguajë kompanisë përqindjen në bazë të dënimeve të inkasuara.
Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili thotë për KosovaPress, se janë në përfundim të nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe se shumë shpejtë fillon implementimi.
“Ky projekte për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet, por jo vetëm të sigurisë, por edhe të kundërvajtjes në trafik nuk është projekt i ri. Është projekt për të cilin kemi negociuar me vite dhe besoj që këtë vit tash më jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes jo me atë kompaninë e parë që i patëm filluar bisedat që për arsye të kushteve jo të volitshme financiare, të cilat ajo kompani patë ofruar,por që tash me një kompani po ashtu me renome botërore. Jemi në përfundim të kësaj marrëveshje dhe besoj që marrëveshja do të nënshkruhet ose këtë muaj ose muajin e ardhshëm dhe menjëherë fillon implementimi i projektit, i cili duhet të funksionalizohet në nëntor eventualisht në fillim të dhjetorit të këtij viti”, thotë Nushi.
Nushi ka theksuar se ky projekt përbëhet nga katër komponentë.
“Ky projekt përbëhet nga 4 komponentë, komponentë e parë është vendosja e kamerave statike në pikat kyçe , mandej e kemi pozicionin numër dy që janë kamerat mobile të cilat vendosën në automjetet e policisë dhe nuk do të ketë kontakt të drejtë për drejtë për çfarë do lloj shkelje në trafik do të evidentohet përmes tabletit….. Pozicioni i tretë është risi, jo vetëm për Prishtinën por edhe për regjionin e Ballkanit Perëndimor, vendosjen e kamerave me qëllim të kontrollimit të trafikut dhe sigurisë në komunikacion nëpër biçikleta të njësitit policorë… Pozicioni i katërt hyrjet në qytet do të ingjizohen nga të katër anët dhe çdo automjet i pa regjistruar ose që nuk e ka paguar taksën për hyrje në qytet do të dënohet”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se në bazë të dënimeve të inkasuara, komuna e Prishtinës do të paguajë çdo vit kompaninë.
“Leverdia më e madhe e Prishtinës është që nuk do të investon asnjë centë, projekti fillon së implementuari dhe funksionalizohet pa asnjë investim të komunës së Prishtinës. Investimet mbesin nga ana e operatorit ekonomik i cili do ta implementojë projektin dhe pas një viti pastaj fillojmë me pagesën ose ato këste. E kemi si njëfare lloj aranzhmani të cilin ne e kemi kërkuar që pastaj çdo vit do t’i paguajmë kompanisë përqindjen në bazë të dënimeve të inkasuara jo të shqiptuara”, thotë ai.
Ai u shpreh i bindur se ky projekt do të ketë ndikim në sigurinë e trafikut, derisa ka theksuar se do të jetë një ndihmesë për policisë dhe prokurorinë e shtetit.
“Pas një ose dy muajve do të ketë ndikim jashtëzakonisht të madhe në sigurinë e trafikut dhe do të disiplinohet vozitësit e automjeteve dhe qytetarët… Besoj që kjo do të jetë një ndihmës jashtëzakonisht e madhe edhe për Policin e Kosovës dhe për Prokurorin e shtetit”, thotë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës