Prishtina mbanë stërvitjen e fundit para përballjes me Larnen, Arsim Thaçi beson në kualifikimin

Prishtina ka mbajtur stërvitjen e fundit para përballjes së kthimit me Larnen në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Kryeqytetasit kanë barazuar pa gola 0-0 në ndeshjen e parë në Irlandë, derisa tani kërkojnë kualifikimin.
Sfida mes Prishtinës dhe Larnes zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin 'Fadil Vokrri'.
Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi ka thënë se beson se skuadra e tij do të kalojë tutje dhe pret sa më shumë tifozë.
"Besoj shumë që nesër që futbollistët do të japin maksimumin për të kaluar tutje edhe besoj në atë aspekt se gjatë këtyre ditëve që kemi stërvitur motivi ka qenë shumë i madh".
"Pres që të kemi përkrahje të madhe nga tifozët pasi kuptohet që nuk është vetëm interesi i një qyteti, por ndeshje të mëdha siç ka bërë Drita e Ballkani, interesi është i gjithë Kosovës", ka thënë Arsim Thaçi. /Telegrafi/




















































