Aktiviteti “Silent Reading Party” ka shënuar përfundimin e festivalit të leximit “Prishtina Lexon”, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e leximit te nxënësit dhe shoqëria.
Kryeqyteti për një javë rresht ka qenë nikoqir i shumë aktiviteteve, të cilat janë organizuar në kuadër të këtij festivali, ndërsa aktiviteti i fundit i festivalit të leximit “Silent Reading Party” është organizuar nga “Etea” dhe “Termokiss”.
Drejtori i organizatës “Etea”, Agon Ahmeti bëri të ditur se organizimi i fundit në kuadër të festivalit të leximit ka mbledhur të rinj, të cilët bashkërisht do të lexojnë dhe në fund do t’i ndajnë mbresat e tyre për librin të cilin e kanë lexuar.
“Në kuadër të festivalit “Prishtina Lexon” që ka filluar nga e hëna kemi pas aktivitete në mënyrë intensive ashtu për çdo ditë të javës, duke përfshi edhe të dielën. Sot jemi këtu në park të qytetit me aktivitetin “Silent Readin Party” që në përkthim është si festa e leximit në heshtje. Është një aktivitet që e kemi parë nëpër rrjetet sociale, nëpër vende të ndryshme të perëndimit dhe mblidhen të rinj, të reja, grup mosha të ndryshme, në mënyrë të përbashkët lexojnë libra, dëgjojnë muzikë, do të thotë përcjellët me muzikë klasike më shumë. Në fund bashkëbisedojnë për librat që i kanë lexuar, pse i kanë zgjedhur ato libra që i lexojnë sot”, tha ai.
Ahmeti për KosovaPress bëri të ditur se numri i pjesëmarrësve në aktivitetet, të cilat janë organizuar në kuadër të “Prishtina Lexon” ka qenë i kënaqshëm, por që ai u shpreh se gjithmonë dëshirojnë të kenë më shumë.
“Siç po shihet, është një numër i kënaqshëm, normalisht dëshira e organizatorëve gjithmonë është me pas më shumë e më shumë. Por, që këtë vit “Prishtina Lexon” ka qenë shumë e ngarkuar me aktivitete dhe mendoj që ka pasur një numër të madh të përfituesve pasi që janë përfshirë të gjitha grup moshat. Ka pasur aktivitete për fëmijë, të rinj dhe po besoj që kemi bërë një punë pozitive, por me shpresën që “Prishtina Lexon” ka me pas program vjetor. Në kuadër të këtij programi sot përfundon java e “Prishtina Lexon” me këtë aktivitet dhe po besoj që vikendin e ka bërë më të bukur dhe më të mirë”, bëri të ditur ai.
Aktivitetit të fundit të festivalit “Prishtina Lexon” iu ka bashkangjitur edhe studentja Donjeta Bajraktari, e cila ka përzgjedhur librin “Dritarja ruse” të autorit Drafan Velikiq.
“Arsyeja se pse iu kam bashkangjitur sot këtij aktiviteti është se më ka pëlqyer shumë me qenë pjesë e një organizimi të tillë dhe po më pëlqen shumë ideja e festivalit “Prishtina Lexon”, pasi që edhe sot e diel, pak relaksim për ne si studentë”, tha ajo.
Ndryshe, ky edicion ka shënuar për herë të parë bashkëpunimin në mes të Komunës së Prishtinës dhe 10 organizatave të shoqërisë civile, të cilat merren kryesisht me lexim, dije, filozofi dhe aktivitete rinore, ku këto të fundit e kanë përbërë pjesën kryesore të programit.
Festivali i leximit “Prishtina Lexon” ka filluar më 28 maj, ku janë mbajtur aktivitete të ndryshme në tërë Prishtinën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kaluan ilegalisht kufirin – arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama: Fitorja në zgjedhjet e 11 majit përcakton të ardhmen e vendit

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa