Prishtina ka arritur të mposhtë Ballkanin në Therandë në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës me rezultat 1-0.

Bardhekaltrit e filluar më mirë takimin duket rrezikuar qysh në minutën e 13-të, mirëpo Armend Thaqi u tregua më i suksesshëm.


Goli i vetëm i takimit u shënuan në minutën e 35-të, atëherë kur Besnik Krasniqi tentoi të asistonte, por Thaqi gabimisht e futi topin në rrjetën e tij, duke i dhënë kështu epërsinë Prishtinës.

Në 45 minutat e dytë, mysafirët sërish ishin më të rrezikshëm, derisa Endrit Krasniqi (50’), lëshoi një gjuajtje të fortë, mirëpo priti Luljanovic.

Prishtina më krijoi edhe disa shanse të mira, por pa arritur t’i konkretizonte ato.

Ballkani në anën tjetër kërkoi që nga ky takim të dilet me së paku një pikë, mirëpo mysafirët ishin tejet të organizuar në pjesën defanzive.

Pas javës së 27-të, Drita është lider i vetëm në tabelë, me 58 pikë, tre më pak ka Ballkani, derisa Prishtina ka ngushtuar diferencën me këta të fundit me vetëm një pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app