Prishtina është mysafire e Larnes për duelin e parë në kuadër të fazës parakualifikuese për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Ballymena Showgrounds”.


Prishtina fillimisht garoi në Ligën e Evropës, por që u eliminua nga Sheriff Tiraspoli.

Andaj, klubi nga kryeqyteti shpreson që në Ligën e Konferencës të arrijë kualifikimin historik për në fazën e grupeve.

Formacionet zyrtare:

Larne: Ferguson, Graham, Donelly, Nolan, Cosgrove, Randall, Gallagher, Sloan, Bent, McKendy, O'Neill.

Prishtina: Nika, Limani, Boueye, Vitija, Saletic, Muja, Namani, Taipi, Baftiu, Velou, Kryeziu. /Telegrafi/

telegrafi sport app