Të martën fillon Panairi Ndërkombëtar i Librit në Prishtinë. Sipas organizatorëve, gjithçka është gati që ky vit jubilar të organizohet në mënyrën më të mirë. Madje për këtë vit janë paraparë edhe risi, të cilat nuk kanë qenë më herët.
Anëtari i bordit të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Abdullah Zeneli në një intervistë për KosovaPress tha se edhe botuesit janë përgatitur mjaftueshëm që përveç shitjes të ofrojnë edhe takime me lexues dhe shkrimtarë.
Ai theksoi se e veçanta e këtij panairi është edhe pjesëmarrja e shkrimtarit francez François-Henri Désérable, vepra e të cilit vjen në shqip pikërisht në vigjilje të panairit.
“Është pikërisht një panair jubile. Ka shënuar rritjen e vet, qoftë me botuesit pjesëmarrës, me aktivitetet shoqëruese që karakterizojnë një panair të mirëfilltë të librit. Natyrisht janë ditë që grumbullojnë botuesit, autorët, përkthyesit, por e veçanta e panairit janë lexueshmëria ose vizitueshmëria e madhe që tregon se kemi një lexues të mirë në Kosovë… E veçanta e krejt këtij panairi është edhe pjesëmarrja e shkrimtarit francez që vjen në kuadër të këtij panairi, François-Henri Désérable, një shkrimtari i ri 30 vjeçar, i cili vitin e kaluar ka bërë bujë me romanin e tij ‘Njëfarë Z. Piekielny’ që vjen në shqip pikërisht në vigjilje të këtij panairi. Vet pjesëmarrja e autorit, ardhja e tij në Kosovë dhe përkthimi i shpejt i atij romani në gjuhën shqipe është një privilegj dhe nder që i bëhet letërsisë shqipe, duke krijuar edhe lidhje të letërsisë shqiptare me letërsinë franceze dhe botër ore”, tha ai.
Zeneli bëri të ditur se në kuadër të Panairit do të mbahen rreth 50 aktivitete të ndryshme që koincidojnë me përvjetorët këtij viti.
Teksa shtoi se edhe këtë vit do të shpallet shkrimtari i vitit nga letërsia shqipe dhe ajo e huaj, si dhe stenda më e vizituar.
“Siç e dini është viti i Skënderbeut, pastaj është 200 vjetori i Jubanit, nga rilindësit tanë të hershëm, është 100 vjetori i Tajar Hatipit që ka kontribuar shumë për librin në Kosovë dhe lidhjet e librit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe pastaj përvjetorë të tjerë, bie fjala 100 vjetori i Solzhenicinit sikundër që është edhe përvjetori i Migjenit. Të gjitha do të shënohen dhe përgjatë panairit do të ketë edhe folës që do të flasin rreth veprave të tyre dhe natyrisht është dita kur do të ketë ndarje të çmimit”, tha Zeneli.
Drejtori i shtëpisë botuese “Buzuku”, sqaroi se nga 100 botues sa pritet të ketë panairi, rreth 40 shtëpi botuese janë nga Kosova dhe 60 nga shtetet tjera si Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Derisa potencoi se është shteti ai që duhet të mbështesë më shumë librin.
“Përafërsisht janë rreth 100 botues, aq është potenciali i forcës së botuesve sot në botën shqiptare, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, dhe natyrisht kemi një vërshim të përkthimeve dhe kjo është shumë e mirë sepse krijon ura të bashkëpunimit me letërsinë botërore. Sot në shqip botohen shumë shpejt ajo që për sot është më e mira në botë dhe kjo tregon që libri, faktikisht botimi, është shndërruar në industri të vërtet duke i falënderuar edhe botuesit dhe institucionet relevante që merren me librin. Dhe natyrisht, në këtë drejtim duhet edhe shteti të japë pak kontributin e vet, të mbështes më shumë librin”, tha Zeneli.
Sa i përket infrastrukturës që aktualisht Kosova ka, edhe pse sipas tij nuk është për t’u lavdëruar, Zeneli u shpreh optimist se ambientet ekzistuese krijojnë mundësitë minimale që libri të shndërrohet në një festë të vërtetë, gjë që do të mundësojë të ruhet tradita dhe të rritet konkurrenca mes botuesve.
Ai foli edhe për prurjet në panairin e sivjetmë, ku bëri të ditur se do të dominojë proza dhe poezia.
“Po sigurisht proza është më e rëndësishme, duke përfshirë edhe përkthimet nga gjuhë të huaja edhe prurjet nga letërsia shqipe, por pa munguar edhe poezia. Ne shqiptarët e duam shumë poezinë. Ka një vërshim të madh të poezive, por kjo është e mira… Natyrisht kemi edhe kujtimet që janë interesante dhe praktikohen në botë. Kështu që panairi do t’i shpalosë të gjitha këto vlera, të gjitha këto zhanre dhe 5-6 ditët e këtij panairi do të ketë një festë e vërtetë”, u shpreh ai.
Zeneli shprehet optimist për jetën e librit në Kosovë, derisa theksoi se ka filluar të ketë lëvizje, pasi që Ministria e Arsimit nga 30 mijë sa janë ndarë vitin e kaluar për librin, këtë vit ka ndarë 100 mijë euro. Sipas tij, pritet që edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të mbështesë librin.
Panairi i Librit hapet nesër në orën 18:00 ndërsa vazhdon deri më 10 qershor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës