LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton titullin e parë dhe historik të Ligës Unike në konkurrencën e femrave

Prishtina fiton titullin e parë dhe historik të Ligës Unike në konkurrencën e femrave
(Foto: ligaunike.com)

Prishtina ka mundur Penzën me rezultat 65-66 (21:17, 12:24, 10:12, 22:13), në finalen e Ligës Unike për femra. Ky ishte edicioni i parë dhe historik i kësaj gare te femrat, duke shkuar në klubin bardhekaltër.

Në çerekun e parë skuadra pejane për një nuancë ishte më e mirë, ku epërsinë më të lartë e kishte gjashtë pikë, 21:15, ndërsa kjo pjesë përfundoi 21:17. Por, prishtinaset rikthehen shpejt në periudhën e dytë, ku ishin më të mirë me epërsi të dyfishtë. Bardhekaltret kaluan fillimisht në epërsi 23:24, e më pas ngritën epërsinë në shtatë pikë, 29:36, kurse pjesa e parë përfundoi 33-41.

Perioda e tretë ishte me e baraspeshuar dhe u karakterizua me mbrojtje të fortë nga të dy skuadrat, duke bërë që të shënohen vetëm 22 pikë nga të dy skuadrat, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 43:53.


Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, ku skuadra pejane nuk dorëzohet dhe dy minuta nga fundi afron rezultatin në 61:63, e më pas edhe 65-66, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Prishtina fiton edicionin e parë të Ligës Unike.

MVP është shpallur Stasha Carey, që e përfundoi ndeshjen me 15 pikë e 16 kërcime, çmim të cilin e ndau nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ndërsa medaljet i kanë ndarë Elvira Dushku, anëtare e Bordit Drejtues të Ligës Unike, Granit Rugova, Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës, Linda Shala nënkryetare e FBK-së dhe Blerim Vuniqi, anëtar i Bordit Drejtues të Ligës Unike.

Ndërkohë, trofeun e Kupës, kapitenes së Prishtinës, Arbnore Bytyqi ia dorëzuan Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Kryetari i FSHB-së, Avni Ponari.

Në trend Sport

Më shumë
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Dhjetë detajet e ngjashme në prezantimin e Mbappes me atë të Ronaldos te Real Madridi

Dhjetë detajet e ngjashme në prezantimin e Mbappes me atë të Ronaldos te Real Madridi

La Liga
Ishte 'hit' në EURO 2024, por tani me dinakërinë e tij ka futur në 'luftë' dy gjigantët francezë

Ishte 'hit' në EURO 2024, por tani me dinakërinë e tij ka futur në 'luftë' dy gjigantët francezë

Ligue 1
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

La Liga
Kalo në kategori