LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave në basketboll

Prishtina fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Prishtina ka mundur Bashkimin 75-71 (16:14, 15:19, 16:25, 28:14), duke e fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave.

Ndeshja filloi e baraspeshuar, ku të dy skuadrat treguan dëshirë të madhe për fitore. Çereku i parë ishte i barabartë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i kësaj pjese 16:14.

Por, në periudhën e dytë për një nuancë më të mirë ishin vashat nga Prizreni, që fituan këtë pjesë 15:19, për të shkuar në pushim me rezultat 31:33.


Bashkimi vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke pasur epërsi në 14 pikë, 39:53, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47-57.

Prishtinasit nuk u dorëzuan dhe në çerekun e fundit, 6 minuta nga fundi afrojnë shifrat në 58:61.

Bardhekaltret vazhduan me lojë të mirë, duke barazuar rezultatin dhe duke pasur epërsi në katër pikë, 69:65. Skuadra nga Prishtina arriti të menaxhojë epërsinë, duke triumfuar në fund me rezultat 75-71.

Te Prishtina u dallua Alexis Tolefree me 37 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Aisha Ballarabe me 19 pikë e 22 kërcime dhe Saranda Daci me 14 pikë e 15 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Premier League
Kalo në kategori