Prishtina është eliminuar pas ekzekutimit të penaltive nga Fola Esch, pasi dy ndeshjet e zhvilluara përfunduan pa gola, e ku nuk mjaftuan as intervenimet e jashtëzakonshme të portierit Visar Bekaj.
Pjesa e parë kaloi me dominim të Prishtinës që plotësisht kontrolloi lojën.
Rasti më i mirë për Prishtinën në pjesën e parë erdhi në fund të këtij fraksioni, kur pas një kombinimi të mirë nga Meriton Korenica dhe Basit Khalid, ishte Korenica ai që u gjend në pozitë shënimi, por ishte i pa fat duke mos shënuar.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 dhe në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e matur nga dy skuadrat.
Deri në minutën e 60-të të dyja skuarat nuk rrezikuan, më pas Prishtina sulmoi edhe më shumë.
Një harkim i Armend Thaçit e vuri në pozitë shënimi sërish reprezentuesin e Kosovës U21, Meriton Korenica, i cili me kokë rrezikoi nga afërsia, por portieri mysafir ishte hero.
Ndeshja përfundoi pa gola dhe kështu sfida shkoi në vazhdime.
Me të filluar vazhdimet në lojë u inkuadrua Arbër Hoxha në vend të Alen Jasharovskit dhe pas një depërtimi fantastik të tij, Hoxha përballë portierit mysafir nuk arriti të shënonte duke mbetur kështu pa gol.
Në minutën e fundit të pjesës së parë të vazhdimeve, Korenica me një pasim maestral gjeti të lirë Khalidin, i cili nuk arriti të kontrollonte topin për t’u vënë në pozitë të mirë shënimi.
Në fillim të pjesës së dytë të vazhdimeve Prishtina humbi përqëndrimin dhe Fola me dy-tri goditje arriti të rrezikonte Visar Bekajn, i cili u shfaq heroik.
Krejt në fund Arbër Hoxha dhe Meriton Korenica nga afërsia patën mundësi të mbyllin dilemën, por fati i ndeshjes u vendos në penalti.
Në penalti ishte Dallku së pari i pagabueshëm, e më pas Visar Bekaj në mënyrë të shkëlqyer intervenoi për të gëzuar tifozët, teksa më pas edhe Korenica dhe Thaçi ishin të pagabueshëm nga pika e bardhë. Pefqeli më pas humbi penaltinë, kurse penaltinë e pestë si hero i vërtetë e ndali Visar Bekaj duke ngritur në këmbë tifozët në stadium. Arbër Hoxha u mendua ta realizonte penaltinë vendimtare, por portieri kundërshtar lexoi gjuajtjen e tij.
Edhe gjuajtjen e gjashtë Visar Bekaj e ndali sërish në mënyrë heroike, duke ia dhënë mundësinë Lorik Boshnjakut ta vulosë kualifikimin, por ai gjuajti mbi portë. As pas penaltisë së tretë të ndalur nga Bekaj, Prishtina nuk arriti kualifikimin.
Klein gjuajti penaltinë e shtatë që e lexoi Bekaj, por nuk arriti ta ndalte. Ahmet Haliti mori më pas përgjegjësinë duke e mbajtur Prishtinën në lojë me maturi.
Edhe penaltinë e tetë e realizuan mysafirët, kurse Arago e humbi penaltinë vendimtare duke bërë që Prishtina të eliminohej pas penaltive.
Me këtë humbje Prishtina eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Evropës duke humbur një mundësi historike, e ku tash Fola Esch luan ndaj Genkut të Edon Zhegrovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Real Madridi merr vendimin e madh për Asencion para hapjes së afatit kalimtar veror](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-190032-380x233.jpg)
Real Madridi merr vendimin e madh për Asencion para hapjes së afatit kalimtar veror
![Futbollisti i cili ishte pjesë e “skuadrës speciale” të Bayern Munichut pëson vdekje celebrale nga lëndimi në kokë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guo-jiaxuan-380x233.png)
Futbollisti i cili ishte pjesë e “skuadrës speciale” të Bayern Munichut pëson vdekje celebrale nga lëndimi në kokë
![Barcelona e gatshme të ‘luftojë’ me Atletico Madridin për sulmuesin e Ligës Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-195348-380x233.jpg)
Barcelona e gatshme të ‘luftojë’ me Atletico Madridin për sulmuesin e Ligës Premier
![U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/slot-780x439.jpg)
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit
![Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/s-780x439.png)
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre
![Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-172122-780x439.jpg)
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite
![Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ancelotti-1-780x439.png)
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn
![Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-182244-780x439.jpg)
Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez
![Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-162801-780x439.jpg)
Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim