LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e falënderoi, por Lincoln Red Imps është duke bërë gati ankesë zyrtare në UEFA

Prishtina e falënderoi, por Lincoln Red Imps është duke bërë gati ankesë zyrtare në UEFA

Klubi nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, është duke menduar të bëjë ankesë në UEFA për ndeshjen e shtyrë me Prishtinën.

Ndeshja e paraparë të luhej të martën në Gjibraltar mes dy klubeve në kuadër të para-kualifikimeve në Ligën e Evropës u shty shkaku që te Prishtina rezultuan pozitiv me coronavirus tetë anëtarë.

Pas presionit të madh, UEFA vendosi të ri-caktojë një datë të dytë për këtë duel.


Zyrtare: Lincoln Red Imps - Prishtina, ndeshja do të zhvillohet
Lexo po ashtu Zyrtare: Lincoln Red Imps - Prishtina, ndeshja do të zhvillohet

Dita e shtunë u caktua si koha e orarit të ri të ndeshjes, por me kushtin që Prishtina të paraqitet me lojtarë dhe staf tjetër në këtë takim.

Prishtina madje në një komunikatë zyrtare ka falënderuar nikoqirin Lincoln Red Imps që sipas tyre pranoi që ndeshja të ri-luhej në një orar tjetër.

Prishtina falënderon skuadrën e Lincoln për bashkëpunim dhe pranimin e kërkesës për datën e ndeshjes
Lexo po ashtu Prishtina falënderon skuadrën e Lincoln për bashkëpunim dhe pranimin e kërkesës për datën e ndeshjes

Megjithatë, mediat në Gjibraltar kanë raportuar që skuadra nga ky vend është duke shqyrtuar mundësinë e ankesës për këtë vendim të UEFA-s.

Presidenti i klubit Lincoln, Dylan Viagas ka thënë për Gibraltar News se nuk pajtohet me vendimin e UEFA-s që skuadra e tij të mos fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori