"Prishtina dhe LDK e ka kryetarin", “Sillu si kryetar, le propagandën” - vazhdon përplasja Murati-Rama

Përplasja politike mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk duket se po ndalet, pas shkëmbimit të deklaratave të forta për buxhetin e Prishtinës dhe rolet në qeverisje.
Perparim Rama, kryetari i Prishtinës ka reaguar sërish ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Rama ka theksuar se partia e tij tashmë e ka dhe se “besimi i qytetarëve është pranë nesh”.
Rama kritikoi VV-në për përpjekjet për “përçarje” dhe e akuzoi atë për “bllokim të pajustifikueshëm të Kryeqytetit” që, sipas tij, mund të ketë pasoja ligjore dhe kushtetuese.
“Hekuran, Sa për sqarim: Prishtina e ka Kryetarin. LDK e ka Kryetarin. Dhe shumë shpejt, Kosova do ta ketë edhe Kryeministrin e saj, Lumir Abdixhikun. Sa herë përpiqeni të krijoni përçarje mes nesh, thjesht e bëni më të qartë dallimin në kulturë politike. Ne ju shohim, ju lexojmë, por nuk biem në nivelin tuaj”, ka shkruar Rama.
Nga ana tjetër, Hekuran Murati i reagoi sërish duke i thënë se nëse është kryetar i Prishtinës të sillet si i tillë.
“Përparim, Nëse qenka ashtu, atëherë Lumiri si kryetar i LDK-së nesër e ka mundësinë bashkë me deputetët e tij me votu buxhetin e Prishtinës në seancë të Kuvendit, dhe me mundësu alokimin e buxhetit të plotë për 2025. Kurse ti, nëse je kryetar i Prishtinës, së paku sillu si i tillë. Leje propagandën e çu kap puno najsen se ta murr uji qytetin”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/


















































