LAJMI I FUNDIT:

Prindërit reagojnë se nuk ka termin për ortoped, Ministria e Shëndetësisë-RMV: Po kryejmë kontrolle që të mos ketë pritje për termin

Prindërit reagojnë se nuk ka termin për ortoped, Ministria e Shëndetësisë-RMV: Po kryejmë kontrolle që të mos ketë pritje për termin

Prindërit reagojnë se nuk ka termine ortopedike për fëmijët. Disa prej tyre pohojnë se prej muajsh presin një termin. Ata thonë se po humbasin kohë dhe para duke u përpjekur të ofrojnë kujdes shëndetësor për fëmijët e tyre.

Në një deklaratë për AIM-në, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se janë duke vazhduar kontrollet në institucionet publike shëndetësore, konform Ligjit për kujdesin shëndetësor, me qëllim të sigurimit të termineve të nevojshme me kohë. Nga atje theksojnë se sipas Ligjit për Evidencë, të gjitha ndërhyrjet duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe synimi është shkurtimi i kohës së pritjes për këto lista.

“Jemi të fokusuar në forcimin e të gjitha segmenteve të sistemit shëndetësor, duke filluar nga stafi, pajisjet e reja mjekësore, kushtet e trajtimit të pacientëve, si dhe kushtet e punës së personelit. Në të njëjtën kohë, ne avokohemi për forcimin afatgjatë të veprimtarive të specialistëve duke dhënë specializime me Programin për Specializime që Ministria përgatit në baza vjetore”, thuhet në përgjigje.


Me Programin e Specializimit 2023, i cili është në zhvillim e sipër, janë dhënë specializimet në anesteziologjinë e kujdesit intensiv, pediatri, sëmundje interne, sëmundje infektive, kardiologji, kirurgji të përgjithshme, neurologji, kirurgji pediatrike dhe specialitete të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori