LAJMI I FUNDIT:

Prindërit mblidhen në shkollën “Emin Duraku” për të ndaluar hyrjen e arsimtares së historisë

Prindërit mblidhen në shkollën “Emin Duraku” për të ndaluar hyrjen e arsimtares së historisë

​Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, që nga ora 07:30 janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares A.M në shkollë, për këtë të fundit prindërit po pretendojnë se ka abuzuar me fëmijët dhe i ka kërcënuar me jetë.

Zijavere Krasniqi, kryetare e këshillit drejtues të kësaj shkolle tha se sot janë mbledhur në shenjë pakënaqësie ndaj DKA-së dhe gjykatave.

“Sot jemi mbledhur një pjesë e prindërve si shenjë pakënaqësie për DKA-në, faktikisht edhe për gjykatën që nuk po e merr vendimin e duhur, vendim të suspendimit të arsimtares të historisë. Ende nuk kemi marrë përgjigje prej DKA-së, po e presim që po e merr një vendim të duhur edhe të shpejtë. Në të njëjtën kohë ju bëj thirrje gjykatës të marrin me seriozitet shumë të madh këtë çështje se nuk është e lehtë”, ka thënë ajo.


Krasniqi ka thënë se nuk do të largohen nga oborri i shkollës dhe se nuk do të lejojnë hyrjen e A.M, deri sa të merret vendimi për të.

Siç thotë ajo, kjo arsimtare do të duhej të ishte në shkollë nga ora 08:00, por e njëjta nuk ka ardhur. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori