LAJMI I FUNDIT:

Prindër bëni kujdes! Ja çfarë duhet të dini para se të postoni fotografinë e fëmijës tuaj

Prindër bëni kujdes! Ja çfarë duhet të dini para se të postoni fotografinë e fëmijës tuaj

Në epokën e internetit, kur dëshira për t’u bërë pjesë e botës sociale është shumë e madhe, ndodh shpesh që edhe të gabojmë. Ekspozimi në rrjete sociale, shpeshherë ndihmon, por në të shumtën e rasteve dëmton, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.

Prindërit, në tentativë për të ndarë me të gjithë dashurinë që kanë për fëmijët, publikojnë fotografi të tyre. Mirëpo, nuk janë të paktë ata që mendojnë se kjo gjë është e gabuar kur kalohet njëfarë mase. Ka gjithmonë disa limite të cilat mund të ruhen duke ndjekur sugjerimet e mësipërme.


Ekspozimi në rrjete sociale, shpeshherë ndihmon, por në të shumtën e rasteve dëmton, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.

080942fbe3745af30d47b77f0b5ec687

Fshini çdo lloj imazhi që mund të japë informacion zyrtar për të
Kemi parë të gjithë njerëz që publikojnë fotografi të pasaportave apo kartave të identitetit, por mos e bëni këtë gjë kur vjen puna tek fëmijët. Sepse në rastin e tyre, këto informacione mund të zbulojnë se ku jetojnë ose studiojnë ata.

de82a5a2414b536aa8506d808f52facf

Mos e tregoni vendodhjen tuaj kur postoni fotografi
Qoftë ajo shkollë, palestër apo lokal, nuk është ide e mirë të tregoni se ku gjendet dhe çfarë po bën fëmija juaj. Dikush mund ta përdorë këtë informacion për të kuptuar vendet që frekuentoni dhe aktivitetin e përditshëm të fëmijës.

89f95159babd3ed541a404894155205c

Mos publikoni fotografi që tregojnë hobin apo interesat e fëmijëve
Nëse dikush mëson se çfarë i pëlqen të bëjë fëmijës tuaj në kohë të lirë, kjo gjë e bën më të thjeshtë që ai të bjerë pre e një situate të rrezikshme, apo të joshet lehtë.

18b54275972065bdb59933bd904e4c67

Imazhet ku fëmijët janë gjysmë të veshur nuk janë asnjëherë të përshtatshme, sado të pafajshme të duken ato
Për ju ndoshta mund të duken argëtuese dhe të lezetshme, mirëpo studime të ndryshme kanë provuar që imazhe të tilla interpretohen në mënyra të ndryshme ndonjëherë dhe të rrezikshme nga njerëz të ndryshëm.

6bd56f67cc2c6ca89ddbe4cf9215fc39

Mos ndani me ndjekësit fotografi që për momentin duken të bukura, por që më vonë do t’i bëjnë fëmijët tuaj të ndihen në siklet
Na ka ndodhur të gjithëve të turpërohemi kur shikojmë një fotografi në albumet familjare, në të cilën le të themi të drejtën, s’kemi dalë dhe aq mirë, shkruan Anabel. Imagjinojeni sikur kjo fotografi të bëhej publike! Duhet të kuptojmë që disa imazhe mund edhe të komprometojnë të ardhmen e fëmijëve tanë.

e719595177e16ca835a3ab6a2c07fbe8

Shmangni fotografitë ku i vogli juaj është i shoqëruar nga fëmijë të tjerë
Në raste të tilla, duhet fillimisht të pyesni prindërit e fëmijëve të tjerë. Edhe nëse ajo ndahet me një numër të kufizuar njerëzish, sërish bëhet fjalë për një imazh që s’ju përket vetëm juve. /Telegrafi/