Andrew Morton - autori i librit "William dhe Catherine", që doli pak para dasmës së princit dhe dukeshës britanike - pohon se marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë në fillet e lidhjes, dhe se miqtë e afërt me çiftin ishin të befasuar kur ata u martuan.

Në fakt, në libër flitet se njerëzit që ishin shoqëruar me Kate Middleton dhe William kanë treguar se princi e trajtoi gruan e tij të ardhshme si shërbëtore, transmeton KP.


“Marrëdhënia e tyre ishte me probleme dhe grindje. Willim e trajtonte Kate si një shërbëtore, jo si një të dashur", kishte thënë një mik i çiftit mbretëror.

KateMidletonWilliam 2 Mbretëresha Elizabeth II, Kate Middleton dhe princi William (Foto: Geoff Pugh - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Ndryshe, William nuk e merrte seriozisht partneren e tij gjatë marrëdhënies së tyre dhe shpesh e injoronte atë në shoqëri.

Por, pavarësisht lidhjes së turbullt, ata sot konsiderohen si një nga çiftet më të njohura në botë dhe kanë tre fëmijë.