LAJMI I FUNDIT:

Princi William e akuzon Princin Harry se ka vënë famën përpara familjes pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey

Princi William e akuzon Princin Harry se ka vënë famën përpara familjes pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey
Princi William dhe Harry (Foto: Getty Images)

Marrëdhënia e fortë e Princit William dhe Princit Harry dyshohet se mori një kthesë pas intervistës bombastike të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey.

“Biseda që Harry dhe William patën pas intervistës së madhe nuk përfundoi mirë”, tha një burim i brendshëm për Us Weekly të mërkurën. “William ndjen se Harry është bërë shumë i madh për këpucët e tij që nga zhvendosja në Kaliforni – që kur suksesi dhe Hollywood-i i shkuan në kokë”.

“Ai tashmë është akuzuar (Harry) për vënien e famës para familjes pas intervistës së madhe”, pohoi gjithashtu burimi.


Princesha Diana dhe djemtë e saj (Foto: Getty Images)

Gjatë emisionit dy orësh që u transmetua më 7 mars, Harry, 36 vjeçar, zbuloi se marrëdhëniet e tij me babanë, Princin Charles, 72 vjeç, si dhe vëllanë e tij të madh, 38 vjeçar, ishin shkëputur.

William është i dyti në fron pas Charles.

Harry dhe Meghan Markle nisin prodhimin e tyre të parë me Netflix
Lexo po ashtu Harry dhe Meghan Markle nisin prodhimin e tyre të parë me Netflix

Meghan Markle, 39 vjeçe, në anën tjetër deklaroi se ndjehej shumë e izoluar brenda familjes mbretërore saqë kishte menduar edhe të kryente vetëvrasje.

Princi William dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Dukesha po ashtu pretendoi se një anëtar i familjes kishte ‘shqetësime’ në atë se si do të jetë lëkura e fëmija së saj akoma pa lindur.

Pas transmetimit të intervistës, William ishte ndër të parët që reagoi në lidhje me ato që u thanë kundrejt familjes mbretërore.

“Ne nuk jemi familje raciste”, kishte thënë ai.

Princi William dhe Harry (Foto: Getty Images)

Harry dhe Meghan u larguan nga jeta mbretërore gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori