LAJMI I FUNDIT:

Princi Charles pranoi 3 milionë euro para të gatshme nga një sheik i Katarit – pretendon një raport

Princi Charles pranoi 3 milionë euro para të gatshme nga një sheik i Katarit – pretendon një raport

Princi i Uellsit pranoi një valixhe që përmbante një milion euro para nga një ish-kryeministër i Katarit, ka raportuar Sunday Times, lajm i cili është shpërndarë edhe nga media tjera britanike.

Sipas tyre, ky ishte një nga tre donacionet në të holla nga Sheikh Hamad bin Jassim në total tre milionë eurove, përcjell Telegrafi.

“Clarence House” (rezidenca mbretërore britanike) tha se donacionet nga sheiku iu kaluan menjëherë një prej organizatave për bamirësi të princit dhe u ndoqën të gjitha proceset e duhura.


Kështu, nuk ka asnjë sugjerim që pagesat ishin të paligjshme.

Sipas Sunday Times, Princi Charles mori tri donacionet në para personalisht nga ish-kryeministri midis 2011 dhe 2015.

Donacionet për bamirësitë e Princit Charles janë vënë nën shqyrtim muajt e fundit pas akuzave se njëri prej tyre i ofroi një donatori saudit ndihmë për të siguruar “një nder dhe nënshtetësi” në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Australia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori