LAJMI I FUNDIT:

Prifti me para shton numrin e njerëzve në kishë

Prifti me para shton numrin e njerëzve në kishë

Një prift e ka trefishuar numrin e njerëzve në kishë, duke iu ofruar anëtarëve të famullisë para për të marrë pjesë në meshë. Atë Burkhard Westphal iu jep zarfe, të cilat përmbajnë nga pesë euro, njerëzve të cilën vijnë në meshën e së dielës në kishën e tij në Collinghorst të Gjermanisë.

Ai ka thënë se numri i zakonshëm i njerëzve që kanë marrë pjesë në meshë ka qenë rreth 60, por ai numër u rrit në 189 prej se u mor vesh se ai po jep para. "Qëllimi është të provokohet dhe të rritet interesimi për kishën. Kam dashur të sjell sa më shumë njerëz që është e mundur për të folur për Biblën", ka thënë ai.

Ai ka shtuar se shumica e njerëzve prapëseprapë i kanë kthyer paratë mbrapsht gjatë mbledhjes së fondeve – duke thënë se, "Mesazhi i Zotit për të dhënë ka depërtuar tek shumica e tyre".