PriFest shpalos programin Garues të filmave të metrazhit të mesëm

Festivali më i madh ndërkombëtar i filmit në vend, PriFest, i cili do të ketë edicionin e 10-të në korrik, ka publikuar programin garues të filmave të metrazhit të mesëm, i cili përfshin gjithsej 10 filma nga pjesë të ndryshme të botës. Tri prej tyre janë premiera botërore, e dy premiera regjionale.
Në këtë kategori të hapur ndërkombëtare në kinemanë botërore, audienca jonë do të ketë mundësi të shikojë filma nga Kroacia, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Republika e Maqedonisë. Në theks i veçantë në këtë kategori është premiera botërore e filmit kosovar "Klithma" me regji të Korab Lecajt, një dramë familjare e cila pasqyrohet në traumën e përdhunimit seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Florian’s Last Climb” dhe “Legend of the rice grain” - të dy produksione gjermane - gjithashtu do të kenë premierën e tyre botërore në programin garues të filmave të metrazhit të mesëm të PriFest-it.
Filmat në këtë program garojnë për çmimin “Hyjnesha e Argjendtë”.
Më poshtë gjeni përmbledhjen e plotë të programit garues të metrazhit të mesëm:
1. “KLITHMA” - Kosovë, Premierë Botërore
2. “MARY” - Kroaci, Premierë
3. “THE APP” - Francë, Premierë Regjionale
4. “THE SERVANTS” - Francë, Premierë
5. “CHOCOLATE WIND” - Rusi, Premierë Regjionale
6. “FALLOU” - Britani-Senegal, Premierë Regjionale
7. “LEGEND OF THE RICE GRAIN” - Gjermani, Premierë Botërore
8. “A DISCRETION” - Francë, Kosovo Premiere
9. “FLORIAN’S LAST CLIMB” - Germani, Premierë Botërore
10. “ECLAIR” - Maqedoni, Premierë
Këtë vit, nga 17-22 korrik, audienca e PriFest-it do të ketë mundësi të shikojë filma në teatrin kombëtar (dy salla), Open Air Cinema në Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe gjithashtu në hapësirën më të re, Kino Armata. /Telegrafi/

















































