Festivali më i madh Ndërkombëtar i Filmit në vend, PriFest e bëri publik programin e parë të filmave.

Audienca e PriFestiut, këtë vit - nga datat 13-20 korrik - do të mund të shikojë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinemën nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Kino ABC dhe në Kinemanë tjetër nën qiellin e hapur te Amfiteatri i Muzeut Kombëtar.


prifest2

Filmat e programit garues të metrazhit të mesëm janë si më poshtë:

1. KITE THAT FLIES ON ITS OWN, Gjermani, premiere botërore 2. ONCE UPON A TIME IN KOSOVA, Kosovë, PREMIERE BOTËRORE 3. TISA, Kosovë, premierë botërore 4. THE MIGHTY BIGORNE, Francë, premierë ndërkombëtare 5. AVA IS GOING TO BE AN ORPHAN, Iran, premiere evropiane 6. CONFECTION, Britani e Madhe, premiere regjionale 7. THE ISLAND, Republika Çeke, premierë regjionale 8. SPARTA, Francë, premierë regjionale 9. DOT, Gjermani, premierë regjionale 10. NAKED, Izrael, premierë kosovare 11. LA FEMME ET LE TGV, Zvicër, premierë kosovare 12. THE SUMMER MOVIE, Francë, premierë kosovare 13. TERRIER, Gjermani, premierë kosovare

Biletat për filmat e festivalit do të kushtojnë tre euro dhe mund të blihen te biletorja e Teatrit Kombëtar dhe Kino ABC-së. Mundësi tjetër e mirë për të apasionuarit ndaj filmit është të blejnë Kartelën “All In One” që ia mundëson që për 10 euro të shikohen 76 filma të festivalit. Për të marrë këtë kartelë mund kontaktoni në adresën info@prifilmfest.org apo përmes telefonit +38138221144. /Telegrafi/