Pas debutimit mbresëlënës në skenën e muzikës elektronike në Kosovë – kur verën e kaluar ftoi në Prishtinë dy veteranë të këtij zhanri, Point G nga Franca me një LIVE set dhe DJ Honesty nga Berlini, si dhe ikonën shqiptare të muzikës elektronike nga Nuremberg në Gjermani, Hajdar Berisha – PriBeats kthehet me Episode II. Edicioni i sivjetmë pritet të jetë edhe më i flaktë, me 6 artistë të cilët do të performojnë në Amfiteatrin e Gërmisë, afër pishinës: Seuil [Eklo, FRANCË], Piticu [Sunrise, RUMUNI], Alban Hi-Dini [BRITANI E MADHE], Lekë [PriBeats, KOSOVË] b2b rrrron [Kult-Urë, KOSOVË] b2b Altin Boshnjaku [KOSOVË].
PriBeats është seri e evenimenteve të muzikës elektronike që organizohet në kryeqytet, dhe ka partner Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, PriFest. Buron nga pasioni për ta kultivuar më tej trashëgiminë e kamotshme të muzikës elektronike që e ka qyteti, me një qasje të freskët dhe identitet të dalluar.
Seuil është DJ dhe producent nga Franca, një ndër më të mirët e skenës, njëri prej artistëve që e ruajnë fluksin e kualitetit dhe i rezistojnë trendeve elektronike, duke ndjekur frymën muzikore në të cilën besojnë. E do technon minimale gjermane dhe deep house të Shteteve të Bashkuara, dhe është shumë i përkushtuar ndaj këtyre nën-zhanreve. Ai është një producent i talentuar, i cili ka lansuar produksionet e tij në disa kult lables si: Circus Company, Ultrastrech, Minibar e Cabanne, labeli i dikurshëm i Dan Ghenacia, Freak n’ Chic, Moon Harbour e Matthias Tanzmann, Raum…musik e Dorian Paic, Supplement Facts e Guy Gerber, Hello?Repeat e Daze Maxim, e deri te labeli i tij i jashtëzakonshëm, Eklo.
Ai ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm si Tolga Fidan dhe dOP në hitin e skenës underground të vitit 2011, ‘Ultravision’. Kohëve të fundit është fokusuar në labelin e tij Eklo duke lansuar produksione të paharrueshme, duke drejtuar një grupacion të producentëve shumë progresivë dhe të talentuar si Ryan Crosson, Chris Carrier, Robert Dietz, Le Loup, Cristi Cons, Robin Ordell, Vadim Svoboda, Ion Ludwig, Lauhaus, Skat, Boris Horel, Kate Simko, Francesco Del Garda, Ekkohaus dhe Yakine.
Pasioni dhe filozofia e Seuil lidhet me pllaka/vinil, dhe këtë e manifeston nëpërmjet produksioneve të labelit të tij si dhe performancave të tij si DJ. Kur luan me gramafona, ai është mjeshtër i groove-it; inkorporon minimal tekno, deep house dhe break house te Britanisë së Madhe. Është një nga emrat më të respektuar në rrjetin e muzikës elektronike underground, e prandaj rregullisht performon nëpër klubet e festivalet më të mira në botë, nga DC10 në Ibiza, te Concrete në Paris, e deri te ndejat e njohura Half Baked në Londër, ku performon si rezident. Seuil është gjithashtu njëri element i dyshes Hold Youth, ku partner e ka Le Loup. Si Hold Youth, ata performojnë si rezidentë dy herë në muaj në një prej klubeve më të mira në planet, Rex Club në Paris. Seuil është pa dyshim një prej emrave më të talentuar të muzikës elektronike underground, kështu që vendin e ka te ne, për të performuar për publikun e uritur të Prishtinës në një vend magjik në zemër të nënës natyrë, në Amfiteatrin e Parkut të Gërmisë.
Artisti i radhës vjen nga familja e madhe e producentëve dhe DJ-ëve shumë të respektuar të teknos minimale rumune. Është një prej artistëve më të shquar të saj, Piticu. Publiku mirënjohës i Prishtinës veç se ka shijuar doza të muzikës tepër unike të kësaj kllike muzikore. Performancat e Livio & Roby, Premiesku, Raresh dhe Praslea janë veçuar si disa prej evenimenteve më të mira që janë organizuar në kryeqytet.
PriBeats ishin të pranishëm gjatë një seti fantastik 5-orësh nga Piticu në Sunwaves Festival 23 në Rumuni – ku ai ishte në program ndërmjet legjendave të kult labelit Perlon të Gjermanisë, Margaret Dygas dhe Sammy Dee, që flet shumë për atë se sa i vlerësuar është rumuni nga programerët e një prej festivaleve më të mira në botë – dhe prej atëherë vendosën ta sjellin muzikantin ikonik në Prishtinë! Aftësitë magjepsëse të Piticu si DJ kanë bërë që edhe ai te performojë në ndeja të shkëlqyera si Sunwaves Festival (nga edicioni i 8) në Rumuni, Spy Bar në Chicago, Dance Event në Amsterdam, Sankeys dhe The Zoo Project në Ibiza, Fuse në Bruksel etj. Si producent, ai ka lansuar muzikë në labels të Rumanisë, Unanim dhe Dissonant e Marc Antona, labelin rus Arma, si dhe labelin e Amsterdamit, Undefined. Piticu do të performojë setin përmbyllës në Episode II të PriBeats, duke u kujdesur për fansat e muzikës elektronike në Prishtinë gjatë pjesës më delikate të natës, afterit. Përgatituni për ta pritur lindjen e Diellit me këtë djalosh!
Akti i tretë i PriBeats është një prej DJ-ëve më të talentuar shqiptarë, Alban Hi-Dini nga Britania e Madhe. Pak ka DJ që kanë reputacion si të tij në Prishtinë. Udhëtimi muzikor i tij nisi me një impuls për të eksploruar muzikën, dhe kështu vendosi të zhvendoset në Londër në fund të viteve të 90-a. Ai ishte i magjepsur me konceptin e tolerancës dhe bashkimit që muzika house e ka në thelb të saj. Ishte gjithnjë më i përfshirë në skenën muzikore të Londrës, dhe dikur nisi të performojë me pllaka/vinil. I frymëzuar prej shumë sendeve, Albani ka performuar me shumë DJ të njohur ndërkombëtarisht. Shpeshherë performon i vetëm gjatë gjithë natës, duke kaluar nëpër forma të ndryshme të muzikës house, me koleksionin e pafund të produksioneve shumë kualitative në formë të pllakave vinil. Këtë herë ai është kthyer në Prishtinë për PriBeats Episode II, duke nisur një udhëtim tjetër muzikor që padyshim do t’i lëjë vendasit duke pritur vizitën e tij të radhës.
Akti i fundit i PriBeats Episode II është i rrallë. Pasi kanë zhvilluar reputacionin përgjatë viteve në bazë individuale, me muzikë padyshim të ngjashme por patjetër që secila e dalluar në vete, tre lojtarë kyç të skenës rajonale të muzikës elektronike i bashkojnë forcat për një set 3-orësh back-to-back, me të cilin do të nis nata nga perëndimi i Diellit më 20 korrik.
I pari është rrrron (Rron Kurtolli), i cili iu ekspozua llojeve të ndryshme të muzikës nga një moshë e hershme, pasi që në familjen nga ana e nënës ka shumë muzikantë. rrrron u paraqit në skenën underground të muzikës elektronike në Prishtinë pasi u kthye nga Nju Jorku dhe Roma. Që nga performancat e para të tij, ai u etiketua si talent i ri. I udhëzuar prej DJ-ëve me përvojë, së shpejti DJ setet e tij u bënë të njohura në kryeqytet. Vazhdimisht la mbresa me performancat e tij brenda dhe jashtë vendit, dhe kështu bëri debutimin ndërkombëtar në vitin 2018, duke performuar në Hive dhe Kasheme në Cyrih, dhe Nordstern në Basel. rrrron është gjithashtu një nga themeluesit e Kult-Urë, ndërmarrjes shoqërore që u formua për ta ngritur nivelin e ndërgjegjësimit shoqëror për rëndësinë e artit dhe muzikës në një shoqëri të njollosur nga politikat negative.
Atij i bashkohet Altin Boshnjaku, një nga DJ-ët më të preferuar të publikut, i cili vazhdimisht është i përkushtuar për t’i dhënë formë muzikës së tij që e ka ngritur në skenën e muzikës elektronike, me performanca të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit. Altini e hapi edicionin e parë të PriBeats vitin e kaluar me një DJ set të shkëlqyeshëm, dhe kështu PriBeats po e mirëpret edhe në edicionin e dytë.
Elementi i fundit në këtë trio është kreu i PriBeats, Lekë, i cili hyn në listën e performuesve të cilën e kuroi vet, si akti i katërt dhe i fundit.
Biletat për PriBeats mund t’i blini me çmim promocional 5 euro Te Miqt Pub (ngjitur me Hotel Swiss Diamond mbi Sheshin Nëna Terezë), Mono Bar & Lounge (përballë ndërtesës së RTK, afër shkollës fillore Faik Konica), Zyret e PriFest (hyrja ndërmjet Fast Food Aurora dhe mini-marketit ngjitur me të, në katin e dytë), dhe nga 17 korriku, në Biletoren e Teatrit Kombëtar.
Në bashkëpunim me Universitetin AAB, PriBeats ofron transport me autobus PA PAGESË çdo 20 minuta nga qendra e qytetit te Newborn direkt te Amfiteatri i Gërmisë, duke filluar nga ora 19:40 më 20 korrik.
PriBeats është realizuar me mbështetje të PriFest, Raiffeisen Bank, Z Mobile, Birra Peja, Universiteti AAB dhe Mono Bar & Lounge.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
“Nuk ndodhë”, Driloni refuzon ta puthë Sarën në lojën ‘E vërteta po dënim’
Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025
Zjarret masive në Los Angeles, Bebe Rexha shfaqet me maskë dhe tregon gjendjen e saj: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025