Diskutimi për Projektligjin për Zyrtarët Publikë, ka sjellë përplasje mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Projektligji i ri për Zyrtarët Publikë e mundëson reformimin dhe e hapë administratën shtetërore për të rinjtë e vendit si dhe krijon mundësi për gjithpërfshirje.
“Ky projektligj është rezultat i kërkesave të kohës, po bëhet për të adresuar nevojat e administratës, është kompletuar bashkë me palët e interesit por gjatë të të gjitha fazave dhe është sjell këtu në kuvend si produkt i përbashkët institucional që krijon zgjidhje për stagnimin që e ka sjell administrata ndër vite. Është me rëndësi që secili prej nesh përgjatë trajtimit të këtij projektligji të kemi në mendje që një gjë, rekrutimet e mbyllura dhe lëvizja paralele peng i së cilës ka qenë administrata deri tani nuk kanë lejuar që zyrtarët realisht të kenë mundësi të avancohen në karrierën e tyre profesionale dhe të synojnë pozita menaxheriale”, ka thënë ai.
Shefja e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari-Lila tha se Projektligji për Zyrtarët Publikë është boshti i administratës publike dhe përmes tij synohet ngritja e efikasitetit të administratës në shërbim të qytetarëve.
“Sektori publik është punëdhënësi kryesor në Kosovë dhe rregullimi marrëdhënies së punës së zyrtarit publik është i domosdoshëm. Qëllimi kryesor i këtij projektligji ka për qëllim rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarit publik”.
Kusari-Lila thotë se përmes këtij projektligji do të bëhet depolitizimi i administratës shtetërore.
Ajo tha se projektligji në fjalë parashikon edhe matjen e performancës për të punësuarit në këtë sektor.
Mirëpo ndryshe mendon deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Ai thotë se është shumë shqetësuese se Qeveria Kurti po tenton të politizojë administratën publike.
Deputeti i PDK-së thotë se këtë gjë e ka konstatuar edhe Bashkimi Evropian.
“Me këtë projektligj kjo parti edhe praktikisht dëshiron ta kap administratën publike, edhe pse ajo ka kritikuar partitë tjera pikërisht për këtë gjë”.
Lushtaku thotë se po tentohen të bëhen eksperimente me projektligjin në fjalë duke sjellë modele të ndryshme nga shtete të BE-së.
“Ne nuk kemi mundësi të bëjmë këso eksperimente në administratën publike, pasi rrezikojmë të vështirësojmë funksionimin e saj… Nëse ky ligj kalon ne do të ndjekim procedurat ligjore pasi ka shkelje të mëdha kushtetuese në këtë rast”.
Edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu thotë se Projektligji për Zyrtarët Publikë propozuar është një tentim për të degraduar administratën shtetërore dhe atë komunale dhe shërbimin civil.
“Bëhen shkelje në shumë nene. Me dispozitat që përmban ky Projektligj, cenohet e drejta e punësimit si një e drejtë themelore. Një e drejtë e tillë mund t’i merret dikujt me procedura të caktuara ligjore nëse plotësohen disa kushte”.
Veliu thotë me këtë projektligj, pas 18 muajve komunave do t’iu hiqet e drejta për të punësuar stafin e tyre.
Edhe Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së ka shprehur qëndrimin kundër të kësaj partie për këtë projektligj.
“Ky projektligj nuk i bënë nder qeverisë e as Kuvendit, dhe mbi të gjitha dëmton administratën publike”.
Tahiri thotë se reformimi i administratës publike është proces shumë i mundimshëm pasi trajton njerëzit dhe pozicionet e tyre.
“Me këtë ligj karriera e zyrtarëve të administratës varet nga partia në pushtet dhe ministrat”, ka thënë Tahiri.
Kundër projektligjit të ri është shprehur edhe përfaqësuesi i deputetëve të Grupit Parlamentar joshumicë, Enis Kervan.
Ai tha se ky projektligj mund të mbështetet me ndryshimin e disa neneve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje