LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Vjosa Osmani dekoron Majlinda Kelmendin me çmimin e heroinës Shotë Galica

Presidentja Vjosa Osmani dekoron Majlinda Kelmendin me çmimin e heroinës Shotë Galica
(Foto: Screenshot/Facebook/KOK)

Me rastin e përfundimit të karrierës së saj të lavdishme, presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar sot (e hënë) në një ceremoni shtetërore xhudisten Majlinda Kelmendi me çmimin e heroinës Shotë Galica.

Me këtë rast e para e vendit e vlerësoi lart xhudisten nga Peja duke thënë se ajo është simbol i shpirtit luftarak.

“Majlinda është krenaria e vendit tonë. Ajo ka sfiduar sportin e xhudos duke fituar çdo gjë që mund të fitohet. Falë përkushtimit të saj, flamuri i Kosovës valoi në shumë vende të botës. Ajo është shumë më shumë se sa çmimet që i fitoi. Ajo është simbol i kurajës dhe shpirtit luftarak”, tha Osmani.


Pesidentja shtoi se Majlinda iu përkushtua Kosovës duke refuzuar oferta të shumta nga vendet e ndryshme të botës.

“Majlinda nuk u josh nga ofertat e shteteve të shumta, por i qëndroi besnike shtetit të saj, Kosovës. Së bashku me trajnerin Driton Kuka, ajo e bëri një punë të jashtëzakonshme duke prezantuar vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Osmani.

Ndryshe, Majlinda Kelmendi tashmë ka nisur punën e saj si trajnere e gjeneratave të reja në xhudo. /KP/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori