LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani nderon me medalje legjendat e basketbollit të Kosovës

Presidentja Osmani nderon me medalje legjendat e basketbollit të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni zyrtare ka dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave legjendat e basketbollit të Kosovës, z.Mithat Belegu, znj.Resmije Juniku dhe z.Masar Nixha.

Belegu, Juniku dhe Nixha janë legjenda të basketbollit të Kosovës, ku kanë kontribuar me dekada të tëra në sportin tonë të dashur.

Ata kanë merita të mëdha në sukseset e basketbollit të Kosovës dhe pandërprerë kanë ndihmuar e kontribuar në basketboll, duke mos u larguar asnjëherë nga ky sport, shumë i dashur dhe i çmuar për ne.


Për këtë arsye, Presidentja e Kosovës ka ndarë Medalje në shenjë kontributi për ndihmën e dhënë në basketbollin, por edhe sportin e Kosovës.

Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar sonte mbrëma, kanë marrë pjesë edhe Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Drejtori Teknik në FBK, Arben Krasniqi.

Gjithashtu kishte shumë personalitete nga vendi në këtë event shumë të rëndësishëm të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për fundvit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori