LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani pret në takime të ndara ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Presidentja Osmani pret në takime të ndara ambasadorët e Gjermanisë dhe Britanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot takime të rëndësishme me ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.


Sulmi në Banjskë, dialogu Kosovë – Serbi, bashkëpunimi ekonomik e mbështetja për FSK-në, intervistë me Ambasadorin britanik Hargreaves
Lexo po ashtu Sulmi në Banjskë, dialogu Kosovë – Serbi, bashkëpunimi ekonomik e mbështetja për FSK-në, intervistë me Ambasadorin britanik Hargreaves

Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Presidentja Osmani, sikurse në Samitet e kaluara, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, Presidentja dhe ambasadori diskutuan për temat që do të trajtohen në këtë Samit, si dhe për kontributin e Kosovës në këto tema. Samiti do të mbahet në Blenheim Palace në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.

Në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme.

Në veçanti, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë britanikë në fushën e mbrojtjes, dhe tha se si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndihet krenare për arritjet e vazhdueshme të vajzave dhe djemve të FSK-së në akademitë më prestigjioze ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim edhe ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.

Presidenca njofton se në këtë takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit.

Në takim, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori