LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Salernitanas nuk ia ka frikën Juventusit: Nëse duan mund ta riluajmë ndeshjen

Presidenti i Salernitanas nuk ia ka frikën Juventusit: Nëse duan mund ta riluajmë ndeshjen

Juventus dhe Salernitana kanë luajtur baras të dielën në mbrëma në Allianz Stadium 2-2.

Ka qenë një ndeshje me shumë polemika në fundin e ndeshjes, për faktin se Juventus shënoi golin e fitores, gol që pastaj u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Por pamjet e reja kanë treguar se Antonio Candreva i Salernitanas ishte më i avancuar se Bonucci dhe se goli ka mundur të pranohet.


Gjithsesi pas anulimit të golit pati një përplasje të madhe mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku u shpërndanë edhe disa kartonë të kuq.

Në mediat italiane qarkulluan lajme edhe për një ndeshje të riluar mes Juves e Salernitas, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Gjithsesi presidenti i skuadrës mysafire, Danilo Lervolino nuk i frikësohet një ndeshje tjetër me Juventusin.

Plas skandali në Itali, dalin fakte të reja ku shihet gabimi i VAR dhe gjyqtarit që ia mohuan golin e fitores Juventusit
Lexo po ashtu Plas skandali në Itali, dalin fakte të reja ku shihet gabimi i VAR dhe gjyqtarit që ia mohuan golin e fitores Juventusit

“Gabimet e gjyqtarëve në ndeshjen me Juventusin? Nëse ata kanë dëshirë ta riluajnë ndeshjen atëherë për ne nuk ka asnjë problem. Nuk mendoj se episode të gjyqtarëve mund të fshijnë paraqitjen e skuadrës, ndoshta ishte një faull për ne në aksionin që Juventusi fitoi penalltinë”.

“Mund të them se ishte një ndeshje e mbushur me emocione dhe besoj se rezultati ishte i drejtë. Në fillim u trishtova, por më pas një pikë është mirë”.

“VAR është një instrument ende i ri dhe mund të përmirësohet, por ju siguroj se gjyqtarët nuk kishin asnjë qëllim negativ”.

“Ndaj Juventusit më pëlqeu mentaliteti i skuadrës, nuk luajtëm si provincial. Salernitana është e fortë dhe dhuroi spektakël”, deklaroi numri një i skuadrës nga Salerno. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori