LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i ri malazez: Do të forcojmë lidhjet me Serbinë

Presidenti i ri malazez: Do të forcojmë lidhjet me Serbinë

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, premtoi të përshpejtojë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe të qëndrojë në linjën e saj politike ndaj Rusisë në lidhje me Ukrainën, si dhe të avokojë për lidhje më të forta me Serbinë dhe fqinjët e tjerë ballkanikë.

“Një nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme për Malin e Zi, si dhe për mua si president i ri i vendit, do të jetë përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE, në mënyrë që, me shpresë, Mali i Zi në të ardhmen të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së”, tha Milatoviq në një intervistë për agjencinë Associated Press (AP).

Milatoviq tha se arsyet kryesore për humbjen e Milo Gjukanoviqit ishin sundimi i tij afatgjatë, si dhe akuzat për korrupsion të përhapur gjatë sundimit të tij, raporton rtcg.


Kush është Jakov Milatoviq, njeriu që do të jetë presidenti i ri i Malit të Zi?
Lexo po ashtu Kush është Jakov Milatoviq, njeriu që do të jetë presidenti i ri i Malit të Zi?

AP thekson se kjo ishte humbja e parë e Gjukanoviqit në zgjedhje që kur ai hyri në politikë në ish-republikën jugosllave në fillim të viteve 1990, duke shtuar se, gjatë dekadave në pushtet, ky 61-vjeçar u shndërrua nga një komunist pro-serb në një politikan pro-perëndimor.

AP gjithashtu thekson se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi janë përkeqësuar që kur Gjukanoviq e nxori vendin nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006 dhe më vonë e futi atë në NATO në vitin 2017.

Milatoviq tha se do të përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, si dhe me shtetet e tjera fqinje të Ballkanit.

“Unë besoj se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE dhe mendoj se Mali i Zi me siguri mund të jetë i pari që do të hyjë”, tha Milatoviq.

Sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Milatoviq kujtoi se “Mali i Zi fuqimisht, 100 për qind udhëheq politikën e jashtme të BE-së” dhe se “i tillë do të mbetet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori