LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i ri malazez, Milatoviq: Më mirë të jesh pjesë e Ballkanit të Hapur se sa të mbyllur

Presidenti i ri malazez, Milatoviq: Më mirë të jesh pjesë e Ballkanit të Hapur se sa të mbyllur

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, tha se çështjen e anëtarësimit në Ballkanin e Hapur do ta trajtojë qeveria e ardhshme dhe parlamenti.

Presidenti në ardhje deklaroi se më mirë është të marrim pjesë si Mali i Zi në Ballkanin e Hapur se sa të mbetemi jashtë saj, raporton rtcg.

“Ideja e Bashkimit Evropian (BE) u lind si ideja e bashkëpunimit ekonomik rajonal midis vendeve të Beneluksit, Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Ne në Ballkan, shpesh harrojmë rëndësinë e integrimeve tona rajonale ekonomike kur flasim për integrime evropiane. Përmirësimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit rajonal është diçka për të cilën gjithmonë kam punuar si ekonomist”, tha Milatoviq, duke folur për nismën Open Balkan.


Gjukanoviq: "Open Balkan" do ta kthente Malin e Zi nën Serbinë e Madhe
Lexo po ashtu Gjukanoviq: "Open Balkan" do ta kthente Malin e Zi nën Serbinë e Madhe

Ai tha se prioritet i të gjitha prioriteteve është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe “përderisa ky është qëllimi ynë kryesor, nuk shoh asnjë problem në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal në të njëjtën kohë”.

“Për më tepër, mendoj se është pjesë integrale e integrimeve tona në BE”, ka theksuar Milatoviq.

Kujtojmë se presidenti në largim, Milo Gjukanoviq ka qenë kundër pjesëmarrjes në këtë iniciativë gjersa kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq ka marrë pjesë si vëzhgues.

Ndryshe, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk janë pjesë e iniciativës rajonale, ku deri më tani bënë pjesë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori