LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Inter Miamit i bën një premtim të madh Lionel Messit, kjo do t’i pëlqejë argjentinasit dhe tifozëve të Barcelonës

Presidenti i Inter Miamit i bën një premtim të madh Lionel Messit, kjo do t’i pëlqejë argjentinasit dhe tifozëve të Barcelonës

Lionel Messi është bashkuar me skuadrën amerikane Inter Miami gjatë afatit kalimtar veror, përkundër se Barcelona tentoi rikthimin e tij në Camp Nou.

Megjithatë problemet financiare të gjigantit katalunas bën që Lionel Messi të mos mund të rikthehet në Camp Nou.

Ylli argjentinas ka ëndërr për t’u përshëndetur me tifozët e Barcelonës dhe tani ka marrë një premtim se kjo ëndërr do t’i bëhet realitet.


Presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas ka thënë se ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij do ta bëj të pamundurën që të aranzhoj një miqësore me Barcelonën për t’i dhënë Messi fund karrierës së tij.

“Largimi nga Barcelona nuk i pëlqeu Messit, ai nuk mundi t’i thoshte lamtumirë klubit të tij, i cili e priti si fëmijë, rrethanat nuk ishin ato që donte Leo”, tha Mas në një intervistë për revistën ‘El Club del Deportista’.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i dhënë atij mundësinë për t’u thënë lamtumirë tifozëve të tij në Barcelonë. Inter Miami do të shkojë në Barcelonë ose do të luajmë diku tjetër”, deklaroi Mas.

Presidenti i Inter Miamit ka thënë se kishin tentuar transferimin e Messit edhe në vitin 2019, por një gjëje të tillë nuk ia arritën shkaku i kushteve ekonomike.

“Gjithmonë kam dashur ta merrja Leon. Të gjithë më thanë se isha i çmendur që mendoja se ai do të vinte tek Inter Miami me gruan dhe fëmijët e tij. Në vitin 2019, në një takim me babanë e tij dhe David Beckhamin, ne i shpjeguam projektin për tre orë. I thashë: “Djali yt do të ketë mundësinë të krijojë një trashëgimi të re, sepse do të jetë në gjendje të ndryshojë një sport në një vend”.

“Që atëherë, u deshën katër vjet e gjysmë për ta bindur Lionelin që të vendoste të vinte me familjen e tij. Nuk e humba kurrë besimin, e pashë që pas Kupës së Botës kishte një mundësi të madhe dhe në janar apo shkurt, mund të mbyllja diçka”, deklaroi Jorge Mas. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Argjentinë: Presidenti i klubit kapet nga kamera duke marrë 25 mijë dollarë nga nëna e një futbollisti

Skandal në Argjentinë: Presidenti i klubit kapet nga kamera duke marrë 25 mijë dollarë nga nëna e një futbollisti

Ligat tjera
Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi mposht kundërshtaren serbe dhe kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Ligat tjera
Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Leo Messi dëshiron një yll të Real Madridit te Inter Miami

Ligat tjera
Dështim edhe te Milani, Joao Felix tani ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

Dështim edhe te Milani, Joao Felix tani ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

Serie A
Distria Krasniqi kalon në finalen e madhe, synon medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Distria Krasniqi kalon në finalen e madhe, synon medaljen e artë në Kampionatin Evropian

Xhudo
Kalo në kategori