LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino takohet me Agim Ademin dhe ministrin Hajrulla Çekun në Zurich

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino takohet me Agim Ademin dhe ministrin Hajrulla Çekun në Zurich

Presidenti Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë, janë pritur sot në Shtëpinë e Futbollit në Cyrih, nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe drejtori i FIFA-s për federatat anëtare të Evropës, Elkhan Mammadov.

Në një atmosferë tejet të ngrohtë dhe miqësore, i pari i FIFA-s fillimisht e ka falënderuar edhe një herë presidentin Ademi dhe institucionet e Kosovës për pritjen e përzemërt në fillim të vjeshtës së kaluar. Ai shprehu mirënjohjen e tij për progresin që ka bërë futbolli i Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, teksa u shpreh i bindur se rrugëtimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ashtu sikurse në takimin e djeshëm me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, edhe në takimin me të parin e futbollit botëror, u shpalos plani 5-vjeçar i investimeve të ekzekutivit kosovar në infrastrukturën e futbollit në Kosovë.


Ky plan investiv, i cili bëhet në bashkëpunim me MKRS-në, FFK-në dhe Komunat, parasheh përmbylljen e projekteve aktuale të renovimit të stadiumeve, si dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s e FIFA-s.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e përkrahjes financiare nga FIFA si dhe periudha kohore e përmbylljes së punimeve në stadiumet që janë prioritet nga plani i ministrisë.

Presidenti Infantino u shpreh i lumtur me shpalosjen e këtij plani dhe lavdëroi seriozitetin e këtij projekti, teksa theksoi se ndjehet i lumtur që Qeveria dhe Komunat janë afër FFK-së, pasi sipas tij kjo ndihmon që projeket e tilla madhore të realizohen më lehtë.

Infantino lavdëroi shtetin e Kosovës që e ka vendosur si prioritet përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në vend, teksa tha se Kosova ka talente të shumta në futboll, prandaj edhe e meritojnë që t’u krijohen kushtet sa më të mira për ta zhvilluar talentin e tyre.

Ai, gjithashtu u shpreh i sigurt se Kosova në ndeshjet e ardhshme do të ketë sukses.

Gjatë këtij takimi u dakordua që përmes FFK-së të vazhdojnë kontaktet tripalëshe në realizimin e projekteve, derisa Infantino edhe një herë përgëzoi krerët e FFK-së për punën e bërë dhe ua bëri prap me dije që dera e FIFA-s është gjithmonë e hapur për ta, pasi ata janë pjesë e familjes së madhe të futbollit botëror dhe se siç theksoi Kosova për të është një vend i veçantë.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
Kalo në kategori