Fenerbahçe ka shënuar fitore të rëndësishme në kampionatin turk. 

‘Kanariant’ kanë triumfuar si mysafirë të Konyasporit të Alban Mehës me rezultat 1-0.


Por, loja nuk ishte në plan të parë duke marrë parasysh praninë në shkallët e stadiumit të presidentit të Fenerit, Aziz Yildirim, transmeton Telegrafi.

Ai ditë më parë kishte kërcënuar me jetë gazetarin Rasim Ozan duke i thënë se nuk duhesh të ndihesh i sigurt të ecësh i vetëm në rrugët e Stambollit.

Kjo ka bërë që të reagojnë tifozët në stadium duke e fyer presidentin, i cili u fjalos për një moment me tifozët.

Feneri pas kësaj fitore zë pozitën e pestë me 12 pikë, përkatësisht ka tetë më pak se liderët Besiktas dhe Istanbul B.B. /Telegrafi/

azizi-1

azizi-2

azizi-3

azizi-4

azizi-5

azizi-6

azizi-7

azizi-8

azizi-9

azizi-10

telegrafi sport app