LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i EPP-së përshëndet propozimin e KE-së për liberalizimin e vizave

Presidenti i EPP-së përshëndet propozimin e KE-së për liberalizimin e vizave

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka përshëndetur propozimin e KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Daul, përmes një postimi në Twitter ka përgëzuar për këtë arritje, duke e quajtur kryeministrin Mustafa forcën drejtuese prapa këtij procesi.

Kryetari i EPP-së, ku bëjnë pjesë partitë e qendrës së djathtë të të gjitha vendeve të BE-së, duke përfshirë disa kryeministra dhe krerë shtetesh kryesore në BE, si Angela Merkel, ka shprehur bindjen se Kosova dhe kryeministri Mustafa do të vazhdojnë reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar.


“Mirëpres propozimin e KE-së për lëvizjen pa viza për Kosovën dhe përgëzoj kryeministrin Isa Mustafa i cili është një forcë drejtuese prapa këtij procesi. Jam i bindur se Kosova dhe kryeministri Mustafa do të vazhdojnë reformat e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar dhe fuqizuar sundimin e ligjit”, shkruan Daul.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë dhe pas përmbylljes së rekomandimit të Komisionit Evropian, një pjesë të madhe të meritave për këtë të arritur për Kosovën, ia ka atribuuar përkrahjes së madhe që ka dhënë Partia Popullore Evropiane dhe dhjetëra liderë shtetesh të BE-së, anëtare të kësaj familje politike evropiane, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori