LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Dëshmorët dhe martirët e Likoshanit e Çirezit ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Thaçi: Dëshmorët dhe martirët e Likoshanit e Çirezit ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për 20 Vjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, e cila është organizuar nën patronatin  e tij.

Thaçi ka thënë se me nderimet më të larta shtetërore po kujtojmë 20 vjetorin e sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Çirezit, të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


“Ky përvjetor po përkon me shënimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Qytetarët tanë e festuan me dinjitet vitin jubilar të shtetit të tyre. Kjo e arritur historike e Kosovës nuk do të bëhej pa sakrificën, gjakun dhe flijimin e më të dashurve tuaj këtu e njëzet vjet më parë”, ka thënë ai.

Duke folur për periudhën e luftës, presidenti Thaçi ka theksuar se më 28 shkurt 1998, Kosova hyri në një fazë të re politike dhe ushtarake.

Ai ka thënë se nuk ishte i rastit as konstatimi i gazetarit britanik, Anthony Loyd, se te “Lisi Gjashtënjak” në Likoshan nisi faza e fundit e shembjes së Jugosllavisë me gjashtë ish-republikat e saj.

Presidenti Thaçi ka shtuar se pas masakrës në Likoshan dhe Çirez, nuk vonojë sulmi edhe mbi Prekaz, ku ndodhi Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

“Kosova po hynte në rrugën e pashmangshme të imponuar të luftës për liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës rritej çdo ditë e më shumë. Dhuna e policisë dhe ushtrisë serbe nuk u ndal asnjë çast në vitet 1998-1999. Përkundrazi, u thellua edhe më shumë me masakrat e Abrisë, Reçakut, Izbicës, Rezallës, Krushës, Mejës, Qyshkut dhe shumë të tjerave”, ka thënë ai.

Kjo sakrificë, sipas presidentit Thaçi, bashkë me rezistencën e UÇK-së dhe të gjithë qytetarëve për liri dhe pavarësi, si dhe orientimi kah vlerat civilizuese perëndimore, bënë që Kosova ta fitojë përkrahjen e botës demokratike, të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.

“Kosova e lirë dhe e pavarur, ëndërr e shumë gjeneratave që sakrifikuan, u bë realitet. Si shtet i ri dhe demokraci po aq e re, e dimë se duhet të bëjmë shumë për mirëqenien e qytetarëve tanë, për forcimin e unitetit qytetar, për forcimin e institucioneve dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka pohuar ai.

Presidenti ka thënë se dy dekada liri dhe një dekadë pavarësi janë periudhë e shkurtër kohore për ndryshime epokale historike.

Ai ka shtuar se Kosova ka ecur përpara, duke u konsoliduar si shtet i njohur nga 116 shtete dhe duke u bërë anëtare e qindra organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.

“Pavarësisht sfidave, Kosova e ka të qartë objektivin dhe opsionin e vetëm strategjik, integrimin euroatlantik në NATO, BE dhe OKB. Kosova nuk e harron asnjëherë të kaluarën e saj, sa të lavdishme dhe krenare, po aq edhe të dhimbshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

Përkundër historisë së hidhur, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova si shtet i pavarur është bërë vend që prodhon paqe dhe stabilitet në rajon, por duke mos harruar faktin që ende nuk janë vënë para drejtësisë autorët e krimeve, masakrave dhe gjenocidit.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe qytetarët tanë kanë zhvilluar luftë të drejtë, mbrojtëse, në tokën e tyre, për liri, dinjitet dhe pavarësi. Sot, kushdo që përpiqet dhe pretendon ta njollos luftën e drejtë të UÇK-së, do të dështojë. Pastërtia e saj është pastërtia e idealit të lirisë”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se misioni i saj ka qenë dhe do të mbetet një kapitull i ndritur i historisë sonë çlirimtare.

Duke shprehur ndjenjat e respektit më të thellë për dëshmorët dhe martirët e Likoshanit dhe Çirezit, presidenti Thaçi u ka thënë familjeve të tyre se bashkohet me dhembjen dhe krenarinë e tyre dhe se në tërë këtë dhembje ngushëllon fakti se fëmijët e tyre po rriten në Republikën e Kosovës së lirë dhe demokratike.

Për veprat e trimërisë, kontributin dhe sakrificën në luftën e UÇK-së, presidenti Thaçi në 20 vjetorin e rënies dekoroi me urdhrin “Hero i Kosovës” edhe dëshmorët Rexhep Ajet Rexhepi dhe Beqir Brahim Rexhepi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori