LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Brazilit po synon ‘përjashtimin’ e Vinicius dhe yjeve të tjerë nga kombëtarja

Presidenti i Brazilit po synon ‘përjashtimin’ e Vinicius dhe yjeve të tjerë nga kombëtarja

Presidenti i Brazilit, Lula Da Silva, po synon të bëjë një lëvizje të çmendur duke përjashtuar Vinicius Junior dhe yjet e tjerë të kombëtares.

Vinicius Jr nuk është pjesë e Brazilit për ndeshjet e tetorit aty ku brazilianët po synojnë të sigurojnë kualifikimin në Botërorin e vitit 2026, për shkak të një lëndimi që kishte pësuar me Real Madridin.

Brazili siguroi një fitore me rezultat 2-1 ndaj Kilit në mesjavë me golat e dyshes Luiz Henrique dhe Igor Jesus.


Lula dha pikëpamjen e tij që lojtarët të cilët luajnë në kampionatin brazilian t’iu dhurohet mundësia që të luajnë para yjeve që aktivizohen në Evropë.

“Ata që luajnë në Evropë nuk janë më të mirë se sa ata që janë këtu. Nuk ka Garrincha ose Romario që luajnë në Evropë, vetëm lojtarë të rinj, të cilët nuk janë ende yje”, ka thënë Lula.

“Në Brazil ka lojtarë shumë të mirë që kanë kualitetin e njëjtë, kështu që duhet t’u japim mundësi atyre që janë këtu”, përfundoi ai.

Brazili do ta mbyllë pauzën e tetorit me një ndeshje në shtëpi ndaj Perus më 16 tetor ndërsa do të rikthehen në aksion sërish gjatë nëntorit ndaj Venezuelës dhe Uruguait./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

Yamal në shënjestër të kritikave për shkak të stilit dhe gjestit që bëri përballë mbretit spanjoll

La Liga
Ylli i Barcelonës lavdëron gjyqtarin e finales pas kritikave që mori ai nga Real Madridi

Ylli i Barcelonës lavdëron gjyqtarin e finales pas kritikave që mori ai nga Real Madridi

Ndërkombëtare

"Rudiger është i sëmurë mendor" - ish lojtari i Real Madridi 'godet' gjermanin për gjestet e tij në El Clasico

La Liga
Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes në Copa del Rey, ka disa fjalë për titullin

Reagimi i Jude Bellingham pas humbjes në Copa del Rey, ka disa fjalë për titullin

La Liga
Vjen reagimi i Antonio Rudiger pas kartonit të kuq - ai ka disa fjalë për gjyqtarin

Vjen reagimi i Antonio Rudiger pas kartonit të kuq - ai ka disa fjalë për gjyqtarin

La Liga
Të gjitha momentet e diskutueshme nga finalja e Kupës së Mbretit: Analiza për gjykimin e De Burgos Bengoetxea

Të gjitha momentet e diskutueshme nga finalja e Kupës së Mbretit: Analiza për gjykimin e De Burgos Bengoetxea

La Liga
Kalo në kategori