LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian po shërohet pas operacionit në kafkë

Presidenti brazilian po shërohet pas operacionit në kafkë

Presidenti brazilian tregoi se shërohet si është më së miri pas operacionit në kafkë.

Luiz Inacio Lula da Silva ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke ecur nëpër korridoret e spitalit Sirio-Libanes në Sao Paulo.

“Faleminderit për çdo lutje dhe fjalë ngushëlluese që më keni shprehur gjatë këtyre ditëve të fundit. Ju lutem, qëndroni të qetë. Jam i fortë dhe i vendosur! Së shpejti, do të jem gati që të kthehem në shtëpi për të vazhduar punën dhe të kujdesem për çdo familje braziliane. 2025 po afron dhe kemi shumë takime në Brazil dhe nëpër botë”, ka shkruar i pari i shtetit brazilian në Instagram.


Ai po rikuperohet nga dy operacione që iu nënshtrua këtë javë për të ndaluar dhe parandaluar gjakderdhjen në kafkën e tij.

Presidenti brazilian vendoset në terapi intensive, iu nënshtrua një operacioni urgjent në tru
Lexo po ashtu Presidenti brazilian vendoset në terapi intensive, iu nënshtrua një operacioni urgjent në tru

Siç është raportuar më parë 78-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pasi rrëshqiti teksa bënte dush në banesën e tij.

Politikani 78-vjeçar mori disa qepje dhe një MRI zbuloi një hemorragji të vogël në kokë.

Ndryshe, lideri i së majtës braziliane ishte nën monitorim pas një kraniotomie. Sipas NHS, një kraniotomi është një procedurë kirurgjikale në të cilën një neurokirurg heq përkohësisht një pjesë të kafkës për të hequr një hematomë. Një operacion i tillë zakonisht kryhet nën anestezi të përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori