Jair Bolsonaro ka rezultuar sërish pozitiv me COVID-19, tregojn rezultatet e testit të tretë për praninë e coronavirusit tek presidenti i Brazilit.

Burimet lokale pohojnë se testimi i djeshëm tregon se Bolsonaro, përkundër përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ende është infektuar, shkruan reuters.


I pari i shtetit amerikano-latin më 7 korrik kishte bërë të ditur se ishte infektuar, pas së cilës deklaroi se për shkak të simptomave të buta kurohet me hidroksilkolinë, shkruan reuters.

x88887228 Brazilian President Jair Bolsonaro waves to supporters from the Alvorada Palace in Bras.pagespeed.ic .iaaXu1zBZp

Bolsonaro është i njohur për injorimin e pandemisë së COVID-19, ku në fillim e karakterizoi si "grip të zakonshëm" dhe kundërshtoi me forcë vendimet e guvernatorëve të Rio de Janeiros dhe Sao Paulos, të cilët shpallën gjendje të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

Presidenti i karakterizoi ndalimin e shëtitjeve në plazhe në ato rajone si diktaturë.

Ndryshe, deri më tani 81.487 humbën jetën nga COVID-19 ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 2.159.654 në shtetin brazilian. /Telegrafi/