Presidenti amerikan, Joe Biden bëri sot shaka me veten gjatë një konference për shtyp ku morën pjesë Barack Obama dhe Kamala Harris.

Ai kishte bërë së fundi një gafë duke e quajtur Michelle Obama si ish-zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara.


“Unë quhem Joe Biden, unë jam zëvendëspresidenti i Barack Obamës”, tha presidenti amerikan, duke i bërë të gjithë të qeshin.

Ai më pas tha se bashkëshorti i saj ishte Jol Biden dhe se ajo nuk ishte e pranishme sepse punonte dhe jepte mësim.

Ndryshe, ish-presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar tashmë zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga viti 2017. /Telegrafi/