LAJMI I FUNDIT:

Presidenca reagon sërish: Duhet koordinim brenda institucioneve shtetërore për anëtarësim në KiE, por edhe me aleatët

Presidenca reagon sërish: Duhet koordinim brenda institucioneve shtetërore për anëtarësim në KiE, por edhe me aleatët
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrja Donika Gërvalla-Schwarz

Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovës.

Në një reagim për Telegrafin, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se Qeveria dhe MPJD nuk kanë treguar koordinim e bashkëpunim me Presidenten.

Sipas tyre kjo nuk e ndihmon Kosovën.


Në prononcim theksohet se Presidentja po vazhdon angazhimin që sa më parë të mbahet një seancë për anëtarësim të Kosovës në KiE.

Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani
Lexo po ashtu Presidenca: Letra e Qeverisë dërguar në KiE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

“Konkretizimi i zotimeve të 22 marsit 2024 (e jo të prillit, siç thuhet nga MPJD-ja) mund të bëhet vetëm pas pajtimit në mes të tre krerëve të institucioneve, gjë që nuk ka ndodhur. Veprime të tilla janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nuk e ndihmojnë Kosovën. Prandaj në mënyrë që Kosova të ecë suksesshëm drejt KiE, është me rëndësi që veprimet shtetërore të koordinohen paraprakisht edhe brenda institucioneve, por edhe me aleatët të cilët po e përkrahin anëtarësimin e Kosovës. Siç e potencova edhe më herët, Presidentja po vazhdon angazhimin që sa më parë të mbahet një seancë për anëtarësim të Kosovës në KiE”, ka thënë Kupina.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori