Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është presidenti i parë i Kosovës, që ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore për të procedurat një projektligj në Kuvendin e Kosovës. Asnjëri prej presidentëve të kaluar nuk e kishte bërë një gjë të tillë më parë.
Kishte shumë kundërthënie rreth procedimit të këtij ligji, mirëpo sipas zyrtarëve të presidencës, këto kundërthënie ndërlidhen kryesisht me mungesën e njohurive rreth procedurave.
Besim Kajtazi, i cili udhëheq zyrën ligjore në presidencë, thotë për Telegrafin se kanë ndjekur të gjitha rrugët kushtetuese dhe ligjore për procedimin e këtij projektligji, i cili do të mundësojë transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.
“Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës është nisma e parë në Republikën e Kosovës që është propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Edhe pse kjo e drejtë ka ekzistuar edhe më herët, me këtë projektligj është shfrytëzuar për herë të parë një kompetencë e presidentit. Si rrjedhojë, meqë është hera e parë që kjo e drejtë është shfrytëzuar nga presidenti, ka pasur nga pak edhe keqinterpretime për procedurat paraprake”, ka thënë Kajtazi.
Ai ka sqaruar se përveç shkresës përcjellëse, projektligji është shoqëruar edhe me Memorandumin Shpjegues të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në gjuhët: shqipe, serbe dhe angleze.
“Ashtu siç edhe është përcaktuar me legjislacionin në fuqi, projektligji i propozuar nga presidenti, nëpërmjet Kryesisë së Kuvendit i është dërguar Qeverisë së Kosovës për mendimin e saj. Sikurse ka ndodhur edhe për projektligjet tjera që janë propozuar nga deputetët, komisioni parlamentar, grupi parlamentar, qeveria duhet ta paraqes mendimin e vet me shkrim në afat prej një muaji nga dita e pranimit të projektligjit. Pas kalimit të këtij afati, projektligji procedohet në Kuvend për shqyrtim”, ka sqaruar Kajtazi për Telegrafin.
Sipas Zyrës së Presidentit të Kosovës, deklarata për përafrim dhe për harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe me tabelën krahasuese me aktet që u referohet, nuk është e aplikueshme për projektligjin për FSK-në.
“Sa i përket përafrimit me legjislacionin e BE-së, fusha e mbrojtjes nuk përcaktohet me AQUIS. Kjo do të verifikohet edhe me opinionin e MIE që do të lëshojë. E njëjta do të bëhet për deklaratën për ndikimin buxhetor në vitin e parë dhe në vitet e ardhshme, që do të lëshohet nga Ministria e Financave, sipas përllogaritjes paraprake që e ka bërë MFSK”, tregon ai.
Sipas Kajtazit, deklarata për ndikimin buxhetor dhe opinionin e MIE-së, dërgohet në Kuvend vetëm pasi Qeveria e Kosovës ta japë mendimin e saj me shkrim për projektligjin e propozuar nga Presidenti i Kosovës.
“Qeveria paraqet mendimin e vet me shkrim, për projektligjin e propozuar nga presidenti. Pas kësaj, Zyra për Propozime dhe Parashtresa e Kuvendit, pasi te pranoj mendimin e Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe deklaratat përkatëse, e paraqit në Kuvend me të gjitha kërkesat që përcaktohen në nenin 54 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, sqaron Kajtazi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në këtë të drejtë kushtetuese dhe ligjore, më 7 mars 2017, ia kishte dorëzuar kryeparlamentarit Veseli projektligjin për transformimin e FSK-së.
Projektligji tashmë gjendet në Qeverinë e Kosovës, e cila ka një muaj kohë për të dhënë mendim dhe për ta proceduar në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë