LAJMI I FUNDIT:

Pren Marashi: Nuk jam ushtar katolik, jam shqiptar i UÇK-së

Pren Marashi: Nuk jam ushtar katolik, jam shqiptar i UÇK-së

Komandanti i dikurshëm i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi, ka thënë se Serbia çdoherë është munduar të bëjë ndasi te shqiptarët e besimit të krishter dhe atyre mysliman.

“Politika e tyre shoveniste që nga koha e Çubrilloviqit është munduar të bëjë ndasi fetare të shqiptarët”.


Marashi në RTV Dukagjini thotë se në UÇK ka qenë turp të deklarohet dikush si katolikë apo myslimanë.

“Si shqiptarë e kemi pasur dhe e kemi armikun e përbashkët. Nuk mundemi për dëshirë të Bashkimit Evropian të deklarohemi ashtu. Po shihet se ata këtë gjë e kanë bërë qëllimisht… Unë në formacion e kam pasur hoxhën. Askujt nuk i ka penguar që çdokush të kryej ritet e besimit të vet. Po ua jap një shembull që kur është vrarë një mik shtëpie i imi, Nikollë Doda, është imami Muhamer Veseli që ka kërkuar të vijë në varrimin e tij prifti”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish luftëtari i UÇK-së është shprehur i zhgënjyer kur Specialja kishte ndarë në aktakuzë katolikët me shqiptarët.

“Thua ne katolikët nuk qenkemi shqiptarë”, ka deklaruar ai.

Imami Bekim Jashari: Serbia u mundua ta paraqes luftën e shqiptarëve si luftë fetare
Lexo po ashtu Imami Bekim Jashari: Serbia u mundua ta paraqes luftën e shqiptarëve si luftë fetare

Marashi është shprehur kritik edhe ndaj mediave që e kanë cituar atë si “ish-ushtari katolik i UÇK-së”.

‘Nuk jam ushtarë katolik. Jam shqiptarë i UÇK-së, sikurse edhe shumë ushtarë tjerë që kanë dhënë jetën me logon e UÇK-së në kokë”, tha ndër të tjera Pren Marashi në “Debat Plus”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori